TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Janar 2024, 13:52

Ish kryeministri në arrest shtëpie, Meta: Me Berishën jemi përshëndetur para disa ditësh

Shkruar nga Pamfleti

Ish kryeministri në arrest shtëpie, Meta: Me Berishën jemi

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta thotë se është  në krah të Sali Berishës, në hetim për korrupsion pasiv për aferën Partizani, nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se i ka shprehur solidaritet të plotë ish-kryeministrit Sali Berisha i cili po vuan dënimin e arrestit në shtëpi.

A do e shohim Metën në rrugën e Berishës?

Meta: Jemi përshëndetur dhe para disa ditësh dhe I kam shprehur solidaritetin tim më të plotë. Kemi të bëjmë me një përndjekje politike dhe përpjekje për të minuar opozitarizmin në vendin tonë.

Të gjitha këto diktohen nga Edi Rama përmes kapjes së sistemit të drejtësisë dhe përmes presioneve që ai ushtron në këtë drejtim.

 

 

berisha meta

Lini një Përgjigje