TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Janar 2024, 13:25

“Ka perënduar koha kur Kushtetuta përdorej si molotov!”/ Rishfaqet Meta pas deklaratës së Ramës

Shkruar nga Pamfleti
“Ka perënduar koha kur Kushtetuta përdorej si molotov!”/
Meta dhe Rama

Kreu i PL, Ilir Meta është rishfaqur në media pas shumë ditëve.

Ai është përgjigjur Ramës për dekretin e Begajt për ligjin për Komisionet Hetimore, ku shigjetoi ish-presidentin e Republikës. 

'Jemi në një situatë tërësisht reale dhe aspak imagjinare. Por të paralajmëruar prej kohësh nga ish-presidenti i Republikës, në atë të kapjes totale të shteti ut dhe të zerimit të pavarësisë së çdo institucioni të pavarur. Kemi përjetuar sëbashku momente aspak imagjinare, por reale. Sot do t’i vuaj për një periudhë të paparashikueshme. S’ka qenë imagjinar betimi te noterja te Lana i një kandidateje për Gjykatën Kushtetuese. S’ka qenë imagjinar zgjedhja me 94 vota nën flakët e tymueseve. Nuk ka qenë imagjinare kapja e sistemit të drejtësisë. Imagjinar është vetëm inceneratori i Tiranës që nuk ekziston. Lidhur me vendimin e Presidenti të Republikës, përmes dekretit për Komisionet Hetimore, s’kam të drejtë të flas si president. Por është fakt se një arsye madhore ku ka hyrë kriza e institucioneve është tmerri i Ramës dhe i maxhorancës nga llogaridhënia që e garanton Kushtetuesja.”, tha ai.

Kreu i PL, gjithëashtu tregoi se është i shqetësuar për koston e jetësës në Shqipëri.

Në deklaratën për mediat, Meta theksoi se shqiptarët po zhvaten çdo ditë e më shumë nga qeveria dhe nga oligarkët e saj. 

"Kosto e jetesës në Shqipëri, në vendin më të varfër të rajonit, vazhdon të rritet çdo ditë. Çmimet e ushqimeve të shportës, pra produktet bazike të konsumit dhe jo vetëm, janë shumë më të larta krahasuar, jo vetëm me fqinjët, por edhe me vendet e Bashkimit Europian. Ndonëse pagat dhe pensionet në vendin tonë janë disa herë më të ulta. Vetëm në muajin dhjetor produktet ushqimore u rritën me 6.7%, duke i rënduar edhe më shumë kostot familjare, veçanërisht të shtresave më në nevojë dhe të atyre që mbijetojnë me ndihmë ekonomike. Shqetësues është fakti që brenda grupit të ushqimeve, çmimet e zarzavateve janë rritur me nivele dyshifrore në 20,8 %, ndjekur nga frutat me 10,9 %, qumështi, djathi dhe vezët me 6,7 %, mishi me 5,5 % etj. Rritja e çmimeve në këto nivele nuk ka shqetësuar Qeverinë e cila nuk ka marrë asnjë masë zbutëse ndaj rritjes së kostos së jetesës te grupet sociale më të prekura, si pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike apo grupet e tjera shoqërore në nevojë. Sipas NUMBEO, kosto e jetesës në Shqipëri është sot 17.5% më e lartë se në Maqedoninë e Veriut dhe 27% më e lartë se në Kosovë. Ndërkohë që paga mesatare tek ne është më e ulët sesa në këto dy vende.Për të kuptuar se sa shqiptarët zhvaten çdo ditë nga Qeveria dhe oligarkët e saj, që kanë monopolizuar çdo sektor, po sjell një krahasim të thjeshtë të disa çmime produktesh në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut: Çmimi i karburantit në Shqipëri është 41% më i shtrenjtë se në Maqedoninë e Veriut dhe pse ne jemi një vend prodhues nafte. Çmimet e zarzavateve janë 25-30% më shtrenjtë, ndërsa të frutave 40-50% më shtrenjtë se në Maqedoninë e Veriut. Çmimi i mishit është në Shqipëri 10% më i shtrenjtë se në Maqedoninë e Veriut. ", tha Meta.

ilir meta rama

Lini një Përgjigje