
Tani me Berishën në arrest shtëpie dhe me SPAK-un që ka futur në sitën e tij të dy ish-presidentët, Meta duket se ka implementuar në realitet shprehjen; Zoti për të gjithë, gjithsecili për vete”.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është rikthyer sërish në media pas një largimi prej disa javësh nga vëmendja publike. Përveç daljes publike, një tjetër lajm ishte edhe distancomi i mëtejshëm i Metës nga aleati i tij i dikurshëm, Sali Berisha.
Kjo lloj ndasie u vu re gjatë një interviste televizive, ku ish-presidenti komentoi dekretimin e ndryshimit të ligjit për ngritjen e Komisioneve Hetimore nga Presidenti Bajram Begaj.
Në një kurs komplet të ndryshëm nga ai i grupit të Berishës, të cilët u ngritën dhe sulmuan presidentin Begaj, Meta tha se vendimi i Kreut të Shtetit ishte i drejtë.
Ai theksoi se çdo president ka pavarësinë e tij, ndërsa shtoi se dy presidentë nuk mund ta mbajnë të njëjtin qëndrim për të njëjtën çështje.
“Çdo president ka pavarësinë dhe gjykimin tij. Për mua është e rëndësishme që Presidenti…dua të them që praktikisht ka rrëzuar ligjin. Pra faktikisht është një ligj që për të penguar këto hapësira dhe mundësi që i jep Kushtetuta opozitës për të ushtruar rolin kontrollues.
Për këtë çështje duhet të pyesni këshilltarët. Unë mendoj se ai e ka rrëzuar ligjin. Dy presidentë nuk mund të mbajnë të njëjtin qëndrim. Nuk e di për cilin e ka pasur Rama, nëse e ka pasur për mua të gjithë shqiptarët e dinë që ballafaqimet tona s’kanë qenë vetëm në Shqipëri por edhe në Komisionin e Venecias, dhe janë fituar me 0 rezultat për qeverinë në favor për Presidentin, për çështjet e Kushtetutës”, tha Meta për “News 24”.
Mesa duket Meta e ka braktisur përfundimisht Berishën. Fillimisht ai u shkëput nga pjesëmarrja dhe organizimi i protestave të bëra nga grupi i Berishës, tanimë ai nuk ndan as të njëjtën linjë opozitarizmi me të, madje prej kohësh ish-presidenti nuk e ka takuar këtë të fundit.
Tani me Berishën në arrest shtëpie dhe me SPAK-un që ka futur në sitën e tij të dy ish-presidentët, Meta duket se ka implementuar në realitet shprehjen; Zoti për të gjithë, gjithsecili për vete”./Pamfleti
Lini një Përgjigje