TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Janar 2024, 17:29

Përplasjet në Komisionin e "Zgjedhores", Basha: Shfaqja e koordinuar, natën bëjnë pazaret!

Shkruar nga Pamfleti
Përplasjet në Komisionin e "Zgjedhores", Basha: Shfaqja e
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se skenat e sotme në Komisionin e Reformës zgjedhore ishin një shfaqje e koordinuar dhe që si regjisor kishin kryeministrin Edi Rama.

Ai tha se sherret, synojnë të largojnë vëmendjen nga çështjet, të cilat kanë interes primar për qytetarët shqiptarë.

Teatri i reformës zgjedhore dhe me ndihmë e regjisori të kësaj shfaqjeje, Edi Ramës ka marrë dimensione qesharake gjatë kësaj jave. Debati është zhvendosur në lloj temash të tjera, se dua të përdor gjuhë nënçmues, por jo në thelbin e interesit ë shqiptarëve. Ka një komplot, duke nisur nga Edi Rama dhe PS dhe të tjerë bëjnë sikur shahen, por natën bëjnë pazaret, që mos të kemi listën e hapur, që kandidatë të vazhdojnë t’i emërojnë kryetarët e parive dhe të jenë sipas emërimet për ta dhe të jenë produkt i kryetarëve të partive dhe jo produkt i zgjedhjes nga qytetarët.

Hapen debate të qena dhe të paqenë, për të hequr debatin nga thelbi. Shfaqja e paradites ishte shfaqje e mirëkoordinuar njësoj si shfaqje e burrecëve që sulmuan zonjat deputete, për të hequr vëmendje nga interesi i qytetarëve”-u shpreh Basha.

Lini një Përgjigje