TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Janar 2024, 17:22

Basha kujtohet vonë të bëjë opozitarin: Do depozitojmë në Kuvend një amendament për buxhetin që u kalua në 4 minuta!

Shkruar nga Pamfleti

Basha kujtohet vonë të bëjë opozitarin: Do depozitojmë

Kreu i PD, Lulzim Basha pas zhdukje disa mujore nga politika ka vendosur që të luaj rolin e opozitarit. Ndonëse me shumë vonesë, në një konferencë të mbajtur për mediat pasditen e sotme, ai ka deklaruar se të hënë PD-ja do të depozitojë në Kuvend një amendament për buxhetin që u miratua për katër minuta.

Sipas tij edhe pse Kosova përballet me një rrezik të përhershëm ndaj Serbisë, qeveria shqiptare hesht dhe nuk ka bërë asgjë për t’i dalë në mbrojtje. Kreu i PD-së tha se në buxhetin e miratuar në 4 minuta nuk tha asnjë fjalë për sigurinë Kombëtare, prandaj do të depozitohet amendamenti ditën e hënë, ku do të kërkojnë rreth 50 milionë euro ndihmë ushtarake për Kosovën.

Gjatë javës që po lëmë pas, është përvijuar edhe më qartë kërcënimi që i paraqitet paqes dhe stabilitetit në rajon, në veçanti Kosovë, nga revanshizmi i Serbisë nën dogmën e botës serbe. Hapi i fundit sulmi terrorist në Banjskë, ende i pahetuar.

Partnerët tanë strategjikë i kanë bërë të qarta qëndrimet e tyre. Në Tiranë nuk dëgjohet gjë tjetër veç kukuvajkave të mëngjesit te Kryeministria apo Kuvendi, dhe ato të darkës, e dini vetë ju ku. Asgjë për sigurinë kombëtare.

Ky që është në pushtet bën teatër me regji për zhvillime pseudo-politike. Opozita duhet të bëjë detyrën e vet në drejtim të Kosovës. Ka në dorë jo thjeshtë të tregojë me gisht plagën, të vejë para përgjegjësisë shkaktarin e kësaj plage, por dhe të kërkojë hapa aktivë. Ndaj të hënën do depozitojë në Kuvend një amendament të megabuxhetit  që u kalua për 4 minuta”, tha Basha.

basha opozita

Lini një Përgjigje