TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Janar 2024, 17:36

Bllokimi i Komisionit të 'Zgjedhores': Berisha dhe Rama nuk i duan listat e hapura

Shkruar nga Pamfleti

Bllokimi i Komisionit të 'Zgjedhores': Berisha dhe Rama nuk i

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar bllokimin e komisionit të Reformës Zgjedhore nga Rithemelimi dhe deputetët e Gazment Bardhit.

Gjatë një konference me gazetarët, Basha tha se Berisha dhe Rama nuk i duan listat e hapura.

“As Rama nuk i do listat e hapura. Nëse janë kundër listës së hapur nderi e do ta deklarojnë hapur. Duhet ti pyesni more ju jeni për lista të hapura? Mirë hoxhë çohu të ulet prifti por duhet ti pyesni a janë për lista të hapura. Nëse je kundër listës së hapur ke të njëjtin motiv si Rama nuk e doni komisionin për reformën zgjedhore. Nëse jeni për listë të hapur në vend që të bëni çohu prift të ulet hoxha por veproni ndryshe. Ky është debat që miqësisht i kërkoj dhe medias të mos e injorojmë javën e ardhshme. Që ky proces t’i shërbejë interesit të qytetarëve secila palë duhet të tregojë kartat. PD ka listat e hapura, vota e diasporës… katër kushte. PD dhe unë nuk do ti ndahemi këtij debati derisa shqiptarët ta kenë të qartë se kush po bën çfarë loje”, u shpreh Basha.

Lini një Përgjigje