TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Janar 2024, 18:01

"Trekëndëshi i Bermudës po ndjen presionin e SPAK", Basha: Ata që denoncojnë ditën, marrin leje për kulla natën

Shkruar nga Pamfleti

"Trekëndëshi i Bermudës po ndjen presionin e SPAK",

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është pyetur nga gazetarët se përse nuk bën denoncime kundër qeverisë Rama.

Ai është përgjigjur duke shigjetuar grupin e Rithemelimit, teksa shprehet se ata bëjnë sikur denoncojnë ditën e natën marrin leje për kulla.

Basha shprehet gjithashtu se trekëndëshi i Bermudës po e ndjen presionin nga SPAK, por edhe nevojën për ndryshim që cenon interesat e tyre dhe ka shtuar dozat e angazhimit.

“E para e punës meqë është pyetja e ditës se ja kishte bërë Açkës. Është qesharake që debati publik dhe mediat të përfundojë këtu. Ndërkohë që ata që pretendojnë se bëjnë denoncime ditën, natën marrin leje për kulla. Ndajnë të njëjtin interes se s’duan lista të hapura, reformë zgjedhore. Trekëndëshi i Bermudës po e ndjen presionin nga SPAK, por edhe nevojën për ndryshim që cenon interesat e tyre dhe ka shtuar dozat e angazhimit, konstant kundër PD”, tha kryetari i PD-së.

Lini një Përgjigje