
Kryedemokrati Lulzim Basha duke komentuar kaosin e shkaktuar nga Rithemelimit në bashkëpunim me grupin e Bardhit në Kuvend, tha se ky aksion është i dështuar.
Madje Basha duke përfituar nga situata aspak e favorshme e pjesës tjetër të demokratëve, ju bëri një thirrje deputetëve të Berishës që të rikthehen sërish në PD-në që ai drejton.
Ai shtoi se kolegët opozitarë duhet t’i thërrasin mendjes dhe të vendosin interesin e shqiptarëve të parin.
"Gratë kanë protestuar për një akt të shëmtuar që nuk dihej të kishte ndodhur. Nuk ndihem mirë për dobësimin muskulit opozitar në këto 2 vite e gjysmë, opozita duhet tu largohet idhujve të rrenë, kauzave të rrema, dhe të bashkohet me kauzat e qytetarëve. Ca rezultati kanë pas, a e kanë ndaluar jo, është bërë Rama më arrogant, më i pushtetshëm. Ligji për komisionet hetimore është 10 herë më keq, cili është produkti, nuk është zero, është minus. Është një aksion i ngritur mbi interesa personale dhe jo mbi interesat e njerëzve. Ftesa ime është për këdo faktor opozitar, rruga nuk ka prodhuar asnjë rezultat, e ka dëmtuar opozitën. E bën qesharake këtë pjesë të opozitës, të thërrasin mendjen, të vendosin interesin e shqiptarëve të parin", tha Basha.
Lini një Përgjigje