TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Janar 2024, 19:20

“Pseudo reformë”, Berisha akuza Ramës për ‘Zgjedhoren’: Kryeministri emëron opozitën dhe kryetarët e komisioneve, si në diktaturë!

Shkruar nga Pamfleti

“Pseudo reformë”, Berisha akuza Ramës për

Ish kryeministri, Sali Berisha ka mbajtur edhe sot një fjalim përball mbështetësve të tij, nga dritarja e banesës ku po kryen masën “arrest shtëpie”.

Gjatë fjalës së tij, Berisha foli për zhvillimet e fundit politike, ku hodhi akuza ndaj Ramës duke thënë se emëron opozitën që do të ketë përballë.

Sipas Berishës, Rama ka zgjedhur posaçërisht Gjiknurin dhe Alibeajn në krye të komisionit zgjedhor, për ta servirur këtë si një reformë. Ndërkohë, sipas ish-kryeministrit, 50 deputetë, përfaqësues të popullit opozitar janë përjashtuar komplet nga kjo reformë.

Në rast se ndalemi në zhvillimet e 48 orëve të fundit, ato janë zhvillime tipike të një diktature pa ligje, pa moral, pa kushtetutë. Janë zhvillime të cilat përbëjnë një thirrje për çdo shqiptar, të ngrihemi për të marrë në duar fatin tonë dhe të vendit tonë.

Shqipëria është sot delja e zezë e zgjedhjeve në Ballkan dhe Europë. Shqipëria është sot vendi ku krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim.

Megjithatë ju e shihni në 48 orët e fundit, Edi Rama me peng bravën po bëjnë gjithçka për të bërë pseudoreformën me të cilën Edi Rama ëndërron të marrë mandatin e katërt në Shqipëri.

Nuk ka figurë më të shëmtuar, më qesharake, por njëkohësisht edhe tragjike kur sheh se si, Edi Rama emëron opozitën e tij dhe cakton në krye të komisionit një Gjiknur bis, me mbiemër Alibasha, për ta servirur këtë si një reformë.

Ndërkohë, 50 deputetë tuaj, përfaqësues të popullit opozitar përjashtohen dhe thirren të pranojnë bashkëkryetar, bashkëpunëtorin më të ngushtë të pengbravës, Alibashën.

Kjo është një thirrje për çdo shqiptar që beson tek vota e lirë, që beson se duhet të votojë i lirë të ngrihet dhe të bashkohet me ne, në këtë betejë pa kthim. O sot o kurrë për votën e lirë”, tha Berisha.

b zgjedhorja

Lini një Përgjigje