TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Janar 2024, 20:11

Masat ndaj Sali Berishës, zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e padisë së deputetëve të Rithemelimit 

Shkruar nga Pamfleti

Masat ndaj Sali Berishës, zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e plotë duke argumentuar rrëzimin e padisë së deputetëve të Rithemelimit të cilët kërkonin ta shpallnin të paligjshëm masën e arrestit ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas argumentit të Gjykatës Kushtetuese thuhet se 1/5 e deputetëve të rithemelimit megjithëse janë pjesë e pushtetit ligjvënës nuk mund të veprojë në emër dhe kompetencat e Kuvendit.

Mbledhja e Gjyqtarëve çmon se vendimet gjyqësore të kundërshtuara, duke qenë se i drejtohen një deputeti konkret janë ngushtësisht personale, për rrjedhojë kundërshtimi i tyre eventualisht edhe pranë Gjykatës, pas shterimit të mjeteve të zakonshme të ankimit, është në të drejtën e atij individi interesat e të cilit cenohen në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kjo do të thotë se deputeti, në cilësinë e individit, gëzon të drejtën kushtetuese për t’iu drejtuar kësaj Gjykate kundër çdo akti të pushtetit publik ose vendimi gjyqësor që cenon të drejtat dhe liritë themelore të garantuara në Kushtetutë, pasi të jenë shteruar të gjitha mjetet juridike efektive për mbrojtjen e këtyre të drejtave, në përputhje me parashikimet e nenit 131, pika, 1, shkronja “f”, të Kushtetutës. 27. Në përfundim, Mbledhja e Gjyqtarëve vlerëson se kërkesa e paraqitur nga kërkuesi një e pesta e deputetëve, nuk plotëson kriteret ligjore për kalimin e saj për shqyrtim në seancë plenare. Në kushtet kur kërkuesi nuk legjitimohet për pretendimet e tij, Mbledhja e Gjyqtarëve, bazuar në nenin 45 të ligjit nr. 8577/2000, vlerëson se edhe kërkimi për pezullimin e masave shtrënguese nuk mund të merret në shqyrtim”.-thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Lini një Përgjigje