TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Janar 2024, 20:02

Meta “puç” Berishës pas izolimit në shtëpi, futet në lojë për kreun e opozitës?

Shkruar nga Pamfleti
Meta “puç” Berishës pas izolimit në shtëpi,
Takimi i Metës sot për arsimin

Pas izolimit të Berishës, Meta ka dalë në skenë dhe është hedhur menjëherë në aksion...

Ilir Meta ka dalë më në fund nga strofulla. Pas afro një muaji në heshtje, kreu i PL dy ditët e fundit ka qenë aktiv dhe konfirmoi atë që tha “Pamfleti” pak ditë më parë.

Ndonëse zhdukja e tij është parë si një frikë nga drejtësia, në fakt duket se ai po priste momentin e rrëzimit të Berishës për të dalë në skenë.

Kur iku nga Presidenca, Meta tentoi të shfaqej si lider i opozitës, por Berisha nuk e lejoi. Disa herë ish-kryeministri ja bëri të qartë se ishte ai në krye të partisë më të madhe opozitare dhe Meta nuk mund të dilte mbi të. Kjo solli më pas dhe mosmarrëveshje mes tyre, duke bërë që Meta të distancohej. Që pas zgjedhjeve vendore, kreu i PL ka qendruar i distancuar nga Berisha, pavarësisht deklaratave të të dyve se komunikojnë e janë bashkë.

Kohët e fundit Meta e ka lënë në baltë Berishën dhe kishte dyshime se ai po bënte të njëjtën lojë si Basha. Edhe ky i fundit po priste arrestimin e Berishës për të dalë në skenë dhe duket se të njëjtën gjë ka bërë dhe Meta. Tani që Berisha u izolua, ka nisur lufta për të marrë frerët e opozitës dhe Meta duket se ka hyrë në lojë. Basha me Bardhin janë në garë me njëri-tjetrin, por duket se tani në horizont ka dalë Meta, i cili ka vendosur të ndjekë një strategji ndryshe.

Teksa Basha, Bardhi apo Berisha zihen se kush e ka vulën e PD, Meta ka vendosur që të organizohet për zgjedhjet e vitit 2025. Sot ai dha sinjalet se ka nisur përgatitjet. Meta mbajti një tryezë për arsimin dhe ka dalë me disa propozime konkrete se ku duhet të ndërhyhet.

Pra, për të qenë më të qartë, Meta duket se po tenton të përfitojë nga izolimi i Berishës dhe gjendja ku ndodhet PD. Teksa demokratët zihen, Meta po tenton të promovojë një opozitë ndryshe, atë të alternativës dhe përmes kësaj skeme kërkon të marrë pas vetes atë elektorat opozitar që është mërzitur nga gjithë ky shou në PD.

Mbetet të shihen lëvizjet në ditët në vijim (nëse nuk hyn në lojë SPAK), por duket qartë se Meta tani ka dalë nga letargjia dhe po jep sinjale se opozita rrotullohet edhe rreth tij. /Pamfleti

Lini një Përgjigje