TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Janar 2024, 11:04

“21 janari”/ Gjykata e Lartë jep vendimin më 27 shkurt, Rama: 'Dosja e gjakut' t'i kalojë SPAK!

Shkruar nga Pamfleti

“21 janari”/ Gjykata e Lartë jep vendimin më 27 shkurt,

Gjykata e Lartë do të vendosë ne 27 shkurt nëse dosja e 21 janarit duhet t’i kalojë SPAK.

Gjykata e Lartë do shqyrtojë kërkesën e familjes Nika.

Do jetë Gjykata e Lartë që me një vendim urdhërues do të vendosë se kush do t'i vijojë hetimet për 21 janarin, Prokuroria e Tiranës apo SPAK, për të hapur hetimin e krimit shtetëror në bazë të vendimit të gjykatës së Strasburgut.

Edhe kreu i qeverisë, Rama në ceremoninë përkujtimore të 21 janarit, tha se shpreson që Gjykata e Lartë të marrë një vendim me drejtësi.

Në 13-vjetorin e “21 Janarit”, Rama e konsideron këtë ngjarje një krim shtetëror të pahetuar.

Në fjalën e tij në Kryeministri së bashku me familjarë të viktimave, me ministra, deputetë socialistë dhe anëtarë të PS, Rama bëri thirrje për drejtësi, që këtë radhë sipas tij, vjen me pakëz dritë në fund të tunelit për shkak të vendimit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Sot ky përkujtim ka pakëz më shumë se sa thjesht shpresë ne errësirën e plotë të tunelit të kërkikmit të drejtësisë gjatë gjithë këtyre viteve. Prandaj sot ndryshe nga herët e tjera ne jemi së bashku jo vetëm për të përkujtuar por edhe për t’i thënë këto fjalë. Sepse ka më në fund pakëz dritë në rrugën e gjatë të këtij tuneli”,-u shpreh kryeministri.

Mosbërjen drejtësi për 21 Janarin, Kryeministri Edi Rama ia faturon Prokurorisë së Tiranës, që e akuzon si segment të kalbur të drejtësisë së re.

Një trup i shtrirë në të gjithë vendin i cili ka nisur të japë shenja inkurajuese jete falë reformës në drejtësi që e udhëhoqëm dhe miratuam me këtë vullnet dhe falë veprimtarisë së SPAK dhe Gjykatës së Posaçme që po japin prova inkurajuese. Ndërkohë që gjymtarët dhe organe të tjera të trupit të drejtësisë vazhdojnë përpiliten përmes inercisë së kllapisë shekullore dhe zgjimesh copa-copa sipas rastesh ose vazhdojnë të flenë paturpësisht mbi dosjet e zverdhura të krimeve, ku 21 Janari mbetet krimi i krimeve dhe nevoja ulëritëse për thellimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi.

Prokuroria e Tiranës është një nga këto gjymtyrë. Por si është e mundur që të kalojnë vite dhe ndërkohë gjymtyrë të tjera të cilat janë aty për të mundësuar mirëqeverisjen dhe vetëkontrollin e sistemit të drejtësisë ta shohin prej vitesh këtë zvarritje krejt të pajustifikueshme dhe të mos bëjnë asgjë? Këtë që bëri Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut a mos vallë ishte kaq e vështirë ta bënte vetë sistemi? Ndërkohë që pikëpyëtja është, a duhet të përgatitemi edhe për më të keqen që përsëri sistemi të mos veprojë edhe në bazë të detyrimit që lind nga vendimi i Gjykatës Europiane? Prandaj 21 Janari është sa një nevojë për drejtësi të drejtpërdrejt lidhur me një krim shtetëror, aq edhe një motiv dhe një pasqyrë për të kuptuar më së miri se cila është detyra jonë si udhëheqës dhe garantorë politik të reformës në drejtësi, ndërkohë që Shqipëria është në një sfidë të vërtetë të hapur kombëtare mes të shkuarës padrejtësi dhe të ardhmes që duhet me patjetër ta bëjmë sot në Shqipëri si shtet i të drejtës ndërkohë që nuk mund të rrimë thjesht në pritje duke vëzhguar rezultet e reformës në drejtësi”.- u shpreh Rama.

Si ndodhi vrasja e katër qytetarëve më 21 janar 2011

Më 21 janar 2011, opozita e atëhershme, sot në qeveri protestoi para Kryeministrisë. Protesta degradoi në dhunë dhe përplasje ndërsa nga brenda Kryeministrisë u hap zjarr duke sjellë edhe bilancin tragjik me katër viktima. Tubimi ndodhi pas publikimit të një video në emisionin Fiks Fare, ku Ilir Meta atë kohë zëvendës kryeministër, në qeverinë Berisha shfaqej me një bllok të zi në dorë, duke bërë pazare me ish-ministrin e ndjerë Dritan Prifti.

Ishte ora 14:00, kur protestuesit përshkuan rrugën në këmbë nga sheshi “Skënderbej” deri para Kryeministrisë, pasi policia kishte ndërmarrë masat që të mos lejonte asnjë mjet.  Turma nisi me thirrje kundër kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha, ndërkohë që vetëm pak minuta më vonë, filloi hedhja e gurëve dhe sendeve të forta në drejtim të forcave të rendit. Situata u tensionua pasi protestuesit tentuan të hynë në oborrin e Kryeministrisë, ndërsa policia mbronte godinën e brendshme.

Për një moment nisën të dëgjoheshin të shtëna armësh nga brenda territorit të Kryeministrisë, dhe këto të shtëna lanë të vdekur Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nikajn. Ky i fundit, pas mjekimit paraprak në Spitalin Ushtarak të Tiranës, u dërgua për kurim të specializuar  në Turqi, ku dhe vdiq pas disa ditësh. Kryeministri i atëhershëm, Berisha doli në konferencë për shtyp, duke deklaruar se donin t’i bënin puç, ndërkohë që opozita u shpreh se shteti nëpërmjet Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit, kishte vrarë katër qytetarë të pafajshëm shqiptarë.

Partia Socialiste akuzoi si urdhërues të vrasjeve kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm. Por, Berisha nuk u ndal vetëm me akuzat për PS-në, ai sulmoi ashpër Prokurorinë, SHISH-in dhe Presidentin e Republikës, të cilët, sipas tij, donin ta rrëzonin me dhunë.

Hetimi i parë çoi si të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon. Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite.

Lini një Përgjigje