TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Janar 2024, 12:07

“Duhet të vendoset sistemi i listave të hapura”, Alibeaj: Si i “rrëmbeu” Rama 6 mandate

Shkruar nga Pamfleti

“Duhet të vendoset sistemi i listave të hapura”, Alibeaj:

Deputeti i Partisë Demokratike dhe bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj, është shprehur se në Shqipëri duhet të vendosen listat e hapura dhe i gjithë vendi të jetë një zonë e vetme elektorale.

Alibeaj tha se përmes ndarjes në zona të vendit, mazhoranca e kryeministrit Edi Rama “rrëmbeu” 6 mandate padrejtësisht.

Ai tha se kryeministri Edi Rama po qeveris me 48 % të votave, pra pa e kaluar gjysmën e votave, që sipas tij me një sistem tjetër, ai nuk do të ishte kryeministër.

Sistemi i listave të hapura është një sistem që për momentin është më i duhuri dhe më në përputhje me atë ç’ka kushtetuta parashikon.

Kjo historia e listave të hapura që ka nisur që në 2020, e cila nuk u arrit me reformën e prishur nga ana e mazhorancës dhe ne shpresojmë ta shikojmë me lista të hapura, që njerëzit të kenë të drejtë të zgjedhin përfaqësuesin e tyre.

Së dyti Shqipëria një zonë elektorale dhe jo e parcelizuar, sepse ky parcelizim shkon në favor të mazhorancës. Të paktën 5-6 mandate janë marrë në mënyrë parazitare, janë rrëmbyer nga ana e mazhorancës. Sepse Rama ka marrë më pak se 48 % të votave, pra më pak se gjysmën e mandateve dhe po qeveris”, tha Alibeaj në “Euronews Albania”.

enkelejd alibeaj komisioni i reformës zgjedhore

Lini një Përgjigje