
PD-ja zyrtare ka reaguar në lidhje me akuzat e bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha sot, ndaj kryetarit Lulzim Basha, për të cilin tha se bashkëpunon me kreun e qeverisë, Edi Ramën.
Në reagimin përmes sekretarit për marrëdhëniet me publikun Edvin Kulluri, PD zyrtare thotë se, pas çdo akuze të Sali Berishës ndaj tyre fshihet një pazar, herë tendera e leje ndërtimi e herë pazar politik për të bllokuar reformimin e sistemit politik.
PD përmend paktin e 2008, ku thotë se Berisha dhe Rama duan ta ruajnë atë pakt, prandaj po bëjnë gjithçka kundër reformës zgjedhore.
“Ai sot duhet t’u tregojë shqiptarëve se çfarë marrëveshje ka bërë për herë të dytë pas 16 vitesh me Edi Ramën? Për çfarë sistemi i ka ofruar votat e deputetëve të tij “partizanë të dalluar” në parlament për ti siguruar Ramës 84 vota, duke dështuar Komisionin e Reformës Zgjedhore?”, thuhet ndër të tjera në reagim.
Reagimi i plotë i sekretarit për marrëdhëniet me publikun në PD, Edvin Kulluri:
Siç u faktua këto dy vite, pas çdo akuze të Sali Berishës ndaj Partisë Demokratike fshihet një pazar, herë tendera e leje ndërtimi e herë pazar politik për të bllokuar reformimin e sistemit politik.
E vërteta e madhe është se Shqipëria sot po vuan nga pakti Berisha-Rama i vitit 2008. Ai pakt e bëri kryeministrin fuqiplotë dhe u hoqi pushtetin qytetarëve ç’ka reflektohet nga ulja e pjesëmarrjes në zgjedhje nga viti në vit. Sot Berisha dhe Rama duan ta ruajnë atë pakt, prandaj po bëjnë gjithçka kundër reformës zgjedhore.
Tashme është e qartë se lufta dyvjeçare e Sali Berishës kishte si synim të vetëm për ta shndërruar PD-në në mburojë të interesave të tij dhe familjes, përballë izolimit ndërkombëtar, sanksionimit non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe, përballë akuzave për korrupsion nga SPAK.
Pasi dështoi, ka nisur serish batarenë e sulmeve nga ballkoni për të penguar reformën zgjedhore me anë të eunukëve të tij në parlament. Sali Berisha duhet të tregoje para shqiptareve te vërteten nëse është për:
1- Lista të hapura te deputeteve apo jo?
2- Shqipëria një zonë zgjedhore apo jo?
3- Votim dhe numërim elektronik apo jo?
4- Votën e Diasporës apo jo?
Pse nuk flet sot se çfarë reforme zgjedhore kërkon por sulmon verbalisht dhe fizikisht këdo qe i tregon vendin se ku duhet te rrije, pikërisht ne arkivat e Partisë Demokratike?
Ai sot duhet t’u tregoje shqiptareve se çfarë marrëveshje ka bërë për herë të dytë pas 16 vitesh me Edi Ramën? Per çfarë sistemi i ka ofruar votat e deputeteve te tij “partizane te dalluar” ne parlament për ti siguruar Rames 84 vota, duke deshtuar Komisionin e Reformës Zgjedhore?
Aleanca e kullave nuk e mban dot më peng as Shqipërinë e as PD-në përmes gjuhës arkaike të urrejtjes dhe shantazhit.
Lini një Përgjigje