TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Janar 2024, 11:35

Lufta për “tepsinë”/ Blendi Gonxhe merr 13 drejtori me shumë “bereqet”

Shkruar nga Pamfleti

 

Lufta për “tepsinë”/  Blendi Gonxhe merr 13 drejtori me
Blendi Gonxhe /

Përplasje dhe babëzi në ndarjen e portofoleve

Kryeministri Edi Rama, si “beu” i krejt pushtetit, ka filluar të ndajë “tepsinë”, ndarje të cilën e ka vendosur para se të sajonte ministrinë për Blendi Gonxhen, kur ka menduar se çfarë do t’i heq Ministrisë së Infrastrukturë-Energjisë e Ministrisë së Ekonomi-Financave, për t’ia dhënë Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit.

Prej disa ditësh, një grup pune formal i kryeministrisë i drejtuar nga “Don” Agaçi, por me listë të paracaktuar nga Babloku, ka filluar të ndajë “llokmat” që do t’i hiqen Belinda Ballukut e Ervin Metes dhe do t’i jepen Blendi Gonxhes.

Sipas informacionit që ka siguruar “Pamfleti”, ministrit Ervin Mete do t’i hiqen 10 drejtori qendrore të sektorit të ekonomisë, 17 drejtori shërbimesh ku qeveria ka 100% pronësi, 21 kompanitë publike ku qeveria ka mbi 30% pronësi dhe disa agjenci që kanë të ardhurat e licencat.

Ndër më kryesoret, janë Drejtoria e Lojërave të Fatit; Drejtoria e Prokurimeve, Kontratave e PPP-ve; Drejtoria e Pronave; Drejtoria e Pasurive të Konfiskuara, Drejtoria e Investimeve, Drejtoria e Licencave Kombëtare, Drejtoria e Biznese-Tregtisë; Drejtoria e Strehimit dhe Qendra e Regjistrimit të Aksioneve, të cilat janë pjesë qendrore e “tepsisë” së pushtetit.

Me krijimin e ministrisë Ekonomi-Kulturë-Inovacion për Blendi Gonxhen, “usta” korrupsioni dhe mik i vjetër e sekser “ekselent i Bablokut; Balluku e di që do t’i hiqen shumë sektorë me bereqet.

Përveç këtyre,  Blendi Gonxhe i ka kërkuar Bablokut, që Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor, të ndahet në dy pjesë; ku ministria e tij të marrë patentat, kuaulidimin e automjeteve dhe licencat e transportit ndërkombëtar të udhëtarëve e mallrave; ndërsa Ballukut t’i lihet sektori i targave, regjistrim- çregjistrimi i automjeteve dhe transporti brenda vendit. / Pamfleti

blendi gonxhe 13 drejtori bereqet lufta për tepsinë

Lini një Përgjigje