
Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit të Stabilizim Asociimit në Parlamentin Europian ku ka shfrytëzuar rastin për të paraqitur para europarlamentarëve situatën e opozitës shqiptare.
Bardhi në fjalën e tij ka thënë se aktualisht në Kuvendin e Shqipërisë nuk ka normalitet dhe kjo si pasojë e mungesës së të drejtave kushtetuese të opozitës.
“Në total janë 8 kërkesa për komisione hetimore dhe vetëm sesionin e fundit janë rrëzuar brenda 1 jave, 3 kërkesa për komisione hetimore. Janë refuzuar 4 kërkesa për interpelancë nga kryeministri i vendit për çështje që kanë interes për publikun. Mbahen të pashqyrtuara 31 projekt ligje të deputeteve të opozitës, ndërkohë sa i takon ligjeve me porosi të deputetëve apo kolegëve të mazhorancës ato miratohen pa u future në kalendar, pa kaluar 2 javë nga depozitimi i tyre në parlament. Kjo është arsyeja pse deputetët e opozitës nuk kanë lejuar funksionimin normal të parlamentit pa u rikthyer ato të drejta qe atyre ia njeh Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, tha Bardhi.
Deputeti Bardhi tha se përkundër faktit që mazhoranca bën thirrje për dialog, gjatë tre muajve të fundit nga ana e tyre janë shtuar masat agresive dhe arrogante ndaj opozitës.
Ndërsa sa i takon nevojës për zgjedhje të lira e të ndershme, Bardhi tha se puna e komisionit bipartizan të reformës zgjedhore është bllokuar dhe ky komision nuk ka zhvilluar asnjë mbledhje.
Lini një Përgjigje