TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Janar 2024, 18:08

Ngushtohet rrethi për Ramën, Agron Neza mbi 6 orë në SPAK për çështjen “McGonigal”

Shkruar nga Pamfleti
Ngushtohet rrethi për Ramën, Agron Neza mbi 6 orë në SPAK
Neza duke dalë nga SPAK

Agron Neza ka dalë nga dera e SPAK pas 6 orësh marrje në pyetje…

Çështja “McGonigal” duket se është kthyer në makth për kryeministrin Edi Rama. Në shkurt do të jepet vendimi për dënimin e ish-agjentit të FBI për çështje shqiptare, por duket se telashet kanë nisur dhe për kryeministrin tonë.

Sot në orën 12.00 ngjiti shkallët e SPAK Agron Neza, një ndër personat më të përmendur në dosjen e aferës së ish-agjentit të FBI. Edhe pse mbante një kapele në kokë, ndoshta për të mos u njohur, u zbulua se ai do të merret në pyetje pikërisht për skandalin në fjalë. Neza ka dalë pas 6 orësh nga SPAK. Ai refuzoi të fliste para gazetarëve.

Si duket Neza është “zbërthyer” me detaje për çdo gjë. Kryeministri Rama e ka marrë me sportivitet këtë dosje, por SPAK i ka hapur “petët e byrekut” dhe nëse Amerikanët kanë dhënë urdhër që kryeministri të ndëshkohet, mund të ketë dhe ai fatin e Saliut.

McGonigal i ka kërkuar para Nezës dhe më pas të bëri udhëtime nëpër Europë, ku ish-zyrtari i FBI me sa duket përdori pozicionin e tij në përpjekjet për të krijuar biznes për zotin Neza, sugjeruan prokurorët në padinë e Uashingtonit.

Më 9 shtator 2017, në Shqipëri, i pandehuri McGonigal është takuar me Personin B dhe Kryeministrin e Shqipërisë. Me kërkesë të personit A, i pandehuri McGonigal i kërkoi Kryeministrit të Shqipërisë që të ishte i kujdesshëm për dhënien e licencave për shpimin e vendburimeve të naftës në Shqipëri për kompanitë ruse të frontit. Personi A dhe personi B kishin të dy interes financiar në vendimet e Qeverisë së Shqipërisë për dhënien e licencave të shpimit të fushës së naftës. I pandehuri McGonigal i ofroi Kryeministrit të Shqipërisë pajisje të FBI-së në prani të personit B. 23. Në shtator 2017, në Shqipëri, i pandehuri McGonigal u prezantua nga Personi A me një biznesmen dhe politikan shqiptar, i cili i tha të pandehurit McGonigal se donte që dikush të hetonte një komplot i dyshuar për të vrarë biznesmenin dhe politikanin shqiptar. Më 10 shtator 2017, i pandehuri McGonigal udhëtoi me makinë nga Shqipëria për në Kosovë, së bashku me personin A dhe të tjerë, ku i pandehuri McGonigal u takua me dhe i dha mjetet e FBI-së për një politikan nga Kosova. Menjëherë pas këtij udhëtimi në Kosovë, i pandehuri McGonigal dhe personi A, duke udhëtuar së bashku, janë kthyer në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në dosjen e FBI.

Si duket Neza po jep sqarime mbi të gjitha raste kur ai del në dosje dhe nëse është “zbërthyer” para prokurorëve të SPAK, atëherë telashet për Ramën sapo kanë nisur. /Pamfleti

 

Lini një Përgjigje