TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Janar 2024, 18:42

Besnik Mustafaj kundër Açkës: Vuri në pozitë kolegët, nuk duhet ta mblidhte komisionin

Shkruar nga Pamfleti

Besnik Mustafaj kundër Açkës: Vuri në pozitë

Demokrati Besnik Mustafaj ka komentuar përplasjen e pak ditëve më parë në Komisionin e Medias.

Sipas tij drejtuesja e këtij komisioni, Flutura Açka nuk duhet të vinte në pozitë kolegët e saj, të cilët e kanë shpallur një strategji.

“Ajo nuk duhej të provokonte kolegët e vet. Mund ta bënte mbledhjen online. Kemi rastin e zonjës Tabaku që është kryetare e një komisioni shumë të rëndësishëm. Ajo ka deklaruar se nuk është dakord me këto forma që po përdor opozita në Parlament, por ka deklaruar gjithashtu se nuk do ta mbledhë asnjëherë komisionin që të bie ndesh me opozitën. Ky duhet të ishte qëndrimi që duhet të mbante Flutura Açka”, ka thënë Mustafaj në një intervistë për News 24.

Sipas Mustafaj duhet të krijohen kushtet për dialog me opozitën pasi kjo e fundit nëse nuk i dëgjohet fjala “do të bërtasë”.

besnik mustafaj flutura acka opozita

Lini një Përgjigje