TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Janar 2024, 18:38

Telashe për Ilir Metën, SPAK “zbërthen” intervistën e Vojsava Ismailajt; tregoi si kreu i PL përfitoi miliona nga pakti CEZ-DIA

Shkruar nga Pamfleti
Telashe për Ilir Metën, SPAK “zbërthen”
Gazetari Mahmutaj në SPAK dhe Vojsava Ismailaj

Vojsava Ismalilaj thotë se Meta i kërkonte Kastriotit shuma të mëdha eurosh...

Nuk kanë fund telashet për Ilir Metën. Prokuroria e Posaçme duket se po avancon për aferën “CEZ-DIA” dhe sot ka marrë në pyetje gazetarin Fatos Mahmutaj. Ky i fundit është personi që mori në intervistë gruan e Kastriot Ismailajt, zonjën Vojsava Ismilaj.

Në dëshminë e dhënë për gazetarin Mahmutaj, në tetor 2017, Vojsava Ismalilaj thotë se Ilir Meta, si pjesë e pushtetit të Berishës, ka ndikuar që ERE të ulëte çmimin e energjisë që KESH ia shiste CEZ, ndërsa CEZ ua shiste shqiptarëve. Në dhjetor të vitit 2010 ERE uli çmimin e shitjes së energjisë nga KESH tek CEZ me 27 për qind; nga 2.03 lekë në 1.48 lekë. Ky vendim u mor nga ERE në dhjetor të vitit 2010, pasi DIA ishte paguar 1.48 milionë euro nga CEZ.

Kujtomë që në shtator 2010, CEZ kishte hyrë në partneritet me DIA për të mbledhur faturat e papaguara të energjisë elektrike. Vojsava Ismalilaj thotë se Ilir Meta i kërkoi Kastriotit që t’i kërkonte CEZ shpërblim për këtë favorizim. Gjithashtu, Vojsava Ismalilaj thotë se Meta i kërkonte Kastriotit shuma të mëdha eurosh. Sipas saj, Kastrioti kishte lidhje me Metën që kohën e krijimit të FRESH. Vojsava Ismalilaj hedh dyshime të forta se Ilir Meta fshihet edhe pas mbylljes së kompanisë DIA dhe tërheqjes së Arbitrazhit pasi kishte plasur skandali. Ajo flet për lidhje mes Ilir Metës dhe Rebeka Gaski Gai, përfaqësuesja ligjore e DIA-s.

Vojsava Ismalilaj thotë se Rebeka Gaski Gai ka qenë në Tiranë në nëntor 2014, ku është takuar pikërisht me Majlind Lazimin, djali i hallës së Monika Kryemadhit, ish drejtor i LSI-së në krye të Postës. Dhe në fakt Majlind Lazimin rezulton se ka udhëtuar edhe me vetë Kastriot Ismailaj.

Kastrioti e kishte mik Ilir Metën dhe deri në fund të vitit 2012 marrëdhëniet e tij me Ilir Metën kanë qenë tepër të ngushta. Qysh në kohën para se të bëhej Kryeministër apo dhe person i rëndësishëm në politikë, Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika, shpesh herë vinin në shtëpinë tonë. Kemi kaluar shumë dreka dhe darka së bashku: Ilir Meta i kishte forcuar lidhjet me Kastriotin që në kohën e krijimit të FRESH-it. Kastrioti kishte ndërmjetësuar edhe pajtimin e Ilir Metës me Fatos Nanon dhe ky është një fakt i njohur publikisht. Për t’ju rikthyer historisë së CEZ-it, po sjell vetëm një shembull: ka qenë pikërisht Ilir Meta, që pasi kishte realizuar uljen e çmimit të energjisë, i kërkonte Kastriotit që t’u kërkonte çekëve që ta shpërblenin atë, pra Ilirin, me pretendimin se ai i kishte bërë të fitonin miliona euro”, ka thënë Vojsava Ismailaj pak kohë pas arrestimit të burrit të saj. /Pamfleti

 

Lini një Përgjigje