TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Janar 2024, 20:04

Nuk mjafton vetëm Berisha, PE ultimatum Dumanit: Të gjithë pushtetarët e korruptuar i duam pas hekurave, mos toleroni asnjë!

Shkruar nga Pamfleti
Nuk mjafton vetëm Berisha, PE ultimatum Dumanit: Të gjithë
Kreu i SPAK, Altin Dumani

Përveç arrestimeve, Parlamenti Europian kërkon dënime të formës së prerë për të korruptuarit...

Bashkimi Europian kërkon arrestime në nivelet më të larta. SPAK ka marrë nën hetim Sali Berishën dhe ka futur në burg disa zyrtarë, por për Brukselin kjo nuk mjafton.

Sot Parlamenti Europian ka miratuar një rezolutë për vendin tonë në kuadër të Këshillit të Stabilizim Asociimit dhe përveç kritikave ndaj qeverisë për krizën parlamentare, theksi është vënë dhe te korrupsioni.

Sipas PE, korrupsioni është problem serioz, teksa inkurajohet SPAK të godasë në nivelet më të larta.

PE thekson nevojën për përpjekje të qëndrueshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke përfshirë prodhimin dhe trafikimin e drogës, në përputhje me standardet dhe kërkesat e BE-së; nënvizon nevojën për të trajtuar kulturën e mosndëshkimit dhe mirëpret, në këtë drejtim, rezultatet e dhëna nga Struktura e Specializuar Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ndërkohë që bën thirrje për progres në çështjet në vazhdim, veçanërisht ato të nivelit të lartë”, thekson PE.

Në rezolutë theksohet se ata kërkojnë jo vetëm hetime, por edhe dënime. PE kërkon nga SPAK që të mos tolerojë asnjë, por të godasë këdo që ka zhytur duart në afera.

PE shpreh shqetësimin se korrupsioni është i përhapur në shumë fusha të jetës publike dhe të biznesit dhe se masat parandaluese vazhdojnë të kenë një ndikim të kufizuar, veçanërisht në sektorët vulnerabël. Rritja e numrit të dënimeve përfundimtare në një nivel të lartë mbetet një prioritet i rëndësishëm për të trajtuar më tej kulturën e mosndëshkimit; u kërkon institucioneve shqiptare të intensifikojnë përpjekjet për të luftuar korrupsionin, duke theksuar nevojën për veprime efektive dhe të vazhdueshme, veçanërisht në sektorët me rrezik të lartë”, theksohet në rezolutë.

Rezoluta është dhe një shuplakë ndaj Sali Berishës. Ky i fundit akuzon SPAK se është i kapur politikisht, por Brukseli e inkurajon të vijojë me goditje akoma dhe më të forta. /Pamfleti

Lini një Përgjigje