TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Janar 2024, 10:08

Prej 25 ditësh i mbyllur në shtëpi, Berisha hyn në SPAK për herë të parë

Shkruar nga Pamfleti

Prej 25 ditësh i mbyllur në shtëpi, Berisha hyn në SPAK

Ish kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në SPAK ku do të merret në pyetje si person nën hetim në lidhje me dosjen “Partizani”.

Në 10:00, Berisha mbërriti në ambjentet e prokurorisë së posaçme i shoqëruar nga avokati i tij Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj.

Në ambientet para SPAK, Berisha është pritur me ovacione nga mbështetësit.

Berisha në fjalën për mediat, u shpreh se opozita do të fitojë dhe se ndodhet në SPAK për të denoncuar kryeministrin Edi Rama dhe sipas tij “grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë”.

“Opozita do fitojë. Jam sot këtu për të përfaqësuar ju, shqiptarët, pluralizmit. Jam këtu për të denoncuar Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë. Ne do fitojmë. Fitore!”, tha Berisha.

 

berisha spak

Lini një Përgjigje