Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, për t’u marrë në pyetje për çësthjen “Partizani”.
Siç duhet edhe nga fotot, Berisha u shfaq i buzëqeshur, duke përshëndetur deputetët dhe mbështetësit e tij, në prani të shumë kamerave dhe gazetarëve.
Berisha ndodhet në arrest shtëpiak që prej 30 Dhjetorit 2023.
Ai akuzohet për “korrupsion pasiv” lidhur me aferën, për të cilën u prangos edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Ky i fundit është nën hetim për pastrim parash.
Ish kryeministri do të merret në pyetje nga prokurorët Enkeleda Minollai dhe Arben Kraja, ndërkohë që para nisjes së seancës pati forca të shtuara policie para Strukturës së Posaçme.
Po ashtu, Berisha përmes avokatëve të tij ka kërkuar që të të marrë pjesë në seancat parlamentare, gjë të cilën e ka refuzuar SPAK më 18 Janar. Në vendimin e zbardhur thuhet se, Kodi i Procedurës Penale nuk parashikon një leje të tillë. Prokurorët theksojnë se nevojat që ka vlerësuar gjykata mbi bazë të cilave është caktuar masa “arrest në shtëpi” duhet të mbizotërojnë në rapor







Lini një Përgjigje