TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Janar 2024, 10:45

Berisha në SPAK, Luçiano Boçi: Është vënë nën hetim politik, s’ka prova ndaj tij

Shkruar nga Pamfleti

Berisha në SPAK, Luçiano Boçi: Është vënë

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka shkuar ditën e sotme në SPAK, ku do të merret në pyetje lidhur me akuzat për korrupsion që rëndojnë mbi të, lidhur me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Luçiano Boçi, i cili ndodhet jashtë ambienteve të SPAK bashkë me mbështetës të ish-kryeministrit, tha se gjyqi ndaj Berishës është politik dhe nuk ka fakte e prova ndaj tij.

Ai shtoi se kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca socialiste po kërkojnë që përmes Berishës të godasin demokracinë dhe pluralizmin politik.

“Kta përdorin metodat e para viteve 90, që i marrin shumë gjatë në pyetje personat që marrin në pyetje. Mua më vjen keq që pretendova të vij këtu. SPAK është bërë një detashment i PS. Këto mënyrat e gjyqeve të rikthejnë në kujtesë ato gjyqet e kinemave të dikurshme, që i bëheshin kundërshtarëve politikë.

Metodat që përdoren janë metoda politike. Pasi e kemi thënë, Berisha është në një hetim politik dhe nuk ka fakte e prova ndaj tij.

Mënyra si po procedohet është goditje jo vetëm ndaj Berishës, por ndaj pluralizmit e demokracisë. Janë rikthyer në revansh në pushtet bijtë e etërve dhe sot kërkojnë ta mbysin edhe atë pak demokraci. Ne jemi pjesë e situatës politike dhe e pluralizmit. Fjalës betejë ia hoqi kuptimin Lulzim Basha”, tha Boçi.

 

berisha spak luciano boci hetim politik

Lini një Përgjigje