
Ish-kryeministri Sali Berisha ka humbur toruan me gazetarët pas daljes në SPAK.
Ish kreu i demokratëve, i cili qëndroi për më shumë se 1 orë e 45 minuta në strukturat e Prokurorisë së Posaçme, u shpreh para gazetarëve se denoncoi para prokurorëve shkeljen e ligjit që ata kanë bërë për dosjen “Partizani”
‘Çfarë provash more?! Asnjë provë. Mashtrime. Riciklim mashtrimesh. Mjeranë që ripërsëritnin trillimet e tyre. Se ligjin, thoshin, kur u tregova ligjin e 2004 dhe nenin që detyron shtetin që çdo pronë që jepet për tjetërsim i jepet ish-pronarit. Por ata i kishin fshehur. Nuk u mor vesh kur drejtoi më shumë pyetje, unë atyre, apo ata mua. Kishin marrë një listë personash, a i njeh ti këta? Se nga e kishin marrë a nga zyrat e Ramës. Pyetje tjetër, çfarë pune ka bërë Abi Malltezi. Pyetje tjetër, Genci na i kujto pak…ishin aq mediokër, sa nuk ia vlente te memorizoheshin…’, tha Berisha për gazetarët.
Lini një Përgjigje