
Avokati Romeo Kara, dëshminë e dhënë nga gazetari Fatos Mahmutaj lidhur me hetimet për dosjen “CEZ-DIA”, e cilëson si fazë shumë të rëndësishme të hetimeve, pasi ka fakte të pamohueshme.
Nga studio e MCN Live, ai përmendi një vendim të ERE të dhjetorit 2013, që e dëmton shtetin shqiptar me uljen e çmimit të energjisë.
“Me dëshminë e Mahmutaj, avokati flet për lidhje të provave që përbëjnë veprën penale.
Është detyruar me këtë vendim shteti shqiptar me këtë vendim të japë energji shumë më lirë duke krijuar një favor 35 milionë euro në vit, ndërsa CEZ drejtohej nga menaxhmenti çek.
Nëse është pranuar ky fakt edhe nga Ilir Meta ka dalë në SPAK, tani jemi në momentin kur bëhen lidhjet e provave dhe fakteve të tjera që përbëjnë veprën penale, intervista që Mahmutaj i ka marrë gruas së zotit Ismailaj në shkurt të vitit 2016 në Vjenë. Një ditë para se të bëhej Meta President dhe një ditë më pas, tema e ditës ishte Meta. Kam folur në telefon me Fatosin dhe më ka vënë në dijeni të kësaj interviste. Më ka çuar pjesë të zbardhura dhe më bindi që i dha gjithë pjesën lidhëse, krijoi logjikën e ngjarjes me çfarë kishte deklaruar Vojsava Ismailaj me atë që unë dija. Kam bërë një shkrim satirik një ditë pas zgjedhjes së Metës duke thënë se ‘Ti nuk je Presidenti im’. Në vazhdim të bisedave me Fatosin ma ka lexuar të gjithë të zbardhur rreth 12 faqe, intervistën”, tha ai.
Kara ka treguar se mbi bazën dhe të kësaj interviste ka bërë kallëzim penal në SPAK. Sipas tij, pas kallëzimit ka udhëtuar me gjithë familjen në Bruksel.
“E kam dëgjuar, e kam hedhur në YouTube, me passëwoord të gjatë, e hoqa letrën për të mos e fshirë dot. Më pas kam ardhur në Tiranë dhe e kam çuar si provë shtesë, nëntor-dhjetor 2017. Nuk është vetëm kjo provë, arsyeja pse Ismailaj ka marrë këtë kontratë është e çuditshme, dhe është afruar nëpërmjet ambasadorit Tepshi, i afërt me Metën dhe Berishën.
Atë që është marrë me vendim të ERE, e gjeta të faktuar kur i bëhej presion nëpërmjet gojës së Vojsavës në intervistë, i bëhej presion Ismailaj që ai t’i bënte presion çekëve që për atë vendim që ai kishte ndikuar për tu marrë në atë shumë, ai të merrte pjesën e tij. Fatosi më ka thënë që Vojsava Ismailaj ka qenë në praninë e avokatit të Ismailaj që ishte njeriu më i afërt i Ismailaj, ka qenë dhe djali i avokatit e ka dhënë intervistën në një hotel në Vjenë.
Besoj se të gjithëve këtyre iu është paguar nga e njëjta dorë udhëtimi apo biletat, por ka qenë një intervistë e kërkuar nga ata vetë, jo për ta sjellë në SPAK dhe Prokurori, se ata mendonin se shteti shqiptar dhe fuqia e Metës ishte aq e madhe, dhe e kanë dhënë për ta publikuar në një televizion të rëndësishëm belg.
Por ishte koha kur kishte trazira në Belgjikë, televizioni e la dhe nuk u mor.
Mendoj që është intervistë e plotë, e paprekur, bruto, autentike, le ta shohin specialistët, nëse ai do të ofrojë dhe mjetet direkte për realizimin e intervistës kjo do e vërtetojë dhe më shumë.
Faktet kryesore kanë qenë, ka pasur një perceptim dhe një nxitje politike dhe nga njerëz politike që në atë kohë kanë qenë kundër Metës.
Kur e panë që Ismailaj ishte në burg dhe burgu po bëhej real kanë bërë lëvizjen e fundit duke marrë me vete dhe këta që iu kemi shërbyer.
Intervista është me zë dhe me figurë, do dilte në televizionin belg, marrë me vullnetin e saj të lirë. Meta mund ta kishte paditur dhe për shpifje, por nuk e ka bërë, por mund të dilte më lehtë implikimi i Metës.
Nuk shoh ndonjë motiv tjetër, por kanë pasur bindjen e tyre se këta që kanë qenë garantët tanë nuk janë më garant. E kam cilësuar të pamundur që Vojsava të dinte vetë si person mes vendimit të ERE.
Vojsava është sqaruar nga burri i vetë dhe kjo gjë nuk doli as në gjyqin e parë kur u dënua Ismailaj, se e dinte dhe vetë se do të implikonte veten.
Ka qenë një kërcënim. Jo vetëm nuk i doli për zot, por Metra për të ruajtur veten ka mbajtur një qëndrim armiqësor. Palët kanë bërë ca lëvizje të vullnetit të mirë dhe është arritur në këtë kontratë.
Besoj se SPAK e ka verifikuar që Meta ka udhëtuar me Ismailaj në Pragë në vitin 2010. Edhe për personat që thotë Fatosi, janë verifikuar që kanë udhëtuar për të takuar Vojsavën në Vjenë në atë kohë për të dhënë intervistën.
Presioni mund të ketë qenë i momentit, por unë për herë të parë kam dëgjuar se Vojsava këtë intervistë me 12 faqe e ka çuar në ambasadën amerikane.
Me këtë intervistë ka implikuar dhe burrin e vetë. Ka thënë që bashkë me burrin tim, do mbyten dhe politikanë të lartë.
Ka pranuar se ka një korrupsion dhe ka përmendur Ilir Metën, si kryetar Kuvendi, ka përmendur dhe ish-deputetin Braho. Ka përmendur dhe djali im që është në shkollë me djalin e kryeprokurorit Llalla ka dëgjuar që i ati do të arrestohet shumë shpejt.
Kjo intervistë do përdorej për të goditur Metën, si hakmarrje. Ajo e përfshin burrin e saj, por thotë se për arsye se burri im është përfshirë në këto pazare, mua dhe fëmijës tim na rrezikohet jeta. Miqtë e politikës nuk i janë përgjigjur. Duke parë ftohtësinë e Metës për të ruajtur veten, ka marrë hak.
Ismailaj ka qenë mashtrues, maniak në mashtrim, mbase ka dashur të mashtrojë dhe Metën. Nga paratë 10 milionë euro ka dashur t’i merrte Meta dhe kjo është arsyeja pse Meta i ka mbajtur mëri.
Paratë kanë vajtur një pjesë, një pjesë i kemi konfiskuar dhe një pjesë janë shpenzuar për ta marrë në arbitrazh. Zotërisë nuk i eci. Fakti që është thirrur Fatosi kaq vonë, tregon se mund të jemi në mbyllje të hetimeve.
Mendoj se ata kanë dashur të kopsisin dhe një herë, vërtetësinë e kësaj prove”, tregon ai.
Lini një Përgjigje