TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Janar 2024, 15:18

PS mbedh sërish Komisionin e Reformës Zgjedhore, deputetët e Bashës konfirmojnë menjëherë pjesëmarrjen

Shkruar nga Pamfleti

PS mbedh sërish Komisionin e Reformës Zgjedhore, deputetët e

Pas dështimit të mbledhjes së parë të Komisionit të Reformës Zgjedhore, ku deputetët e opozitës bllokuan takimin duke i ndërprerë fjalën Flutura Açkës, PS ka njoftuar se do të ketë një tjetër mbledhje.

Komisioni i Reformës Zgjedhore u vendos të premten, datë 26 janar, në orën 10:00. Mbledhja e 19 janarit u bllokua nga grupi i Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës.

Përjashtimi me 10 ditë nga Kuvendi i Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës për sjelljen që patën në Komisionin e Medias me kolegen e tyre Flutura Açkën, do jetë pengues për të qenë në mbledhjen e 26 janarit. Por pritet të zbulohet nëse do të ketë reflektim nga ta, pas rikthimit nga Brukseli, ku u miratua rezoluta, ku kërkohej nga Parlamenti Europian nisja e menjëhershme e punës për Reformën Zgjedhore.

Ndërkohë janë publikuar disa mesazhe në rrjetin social “ËhatsApp”, ku deputetët e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre.

Lini një Përgjigje