TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Janar 2024, 15:33

Amnistia penale, mazhoranca kërkon të falen edhe të dënuarit për ndërtime pa leje

Shkruar nga Pamfleti

Amnistia penale, mazhoranca kërkon të falen edhe të dënuarit

Komisioni Parlamentar i Sigurisë ka marrë në shqyrtim sot projektligjin “Për dhënie amnistie” sipas të cilit, do të përfitojnë 600 të dënuar, mes të cilëve edhe 10 gra e 10 të mitur. 

Por deputetët socialist po shohin mundësinë e zgjerimit të veprave penale të përfshira në amnisti. Ata kanë propozuar të futen dhe veprat e ndërtimeve pa leje.

“Nuk mund të qëndrojnë arrest shtëpie dy persona të zënë me grushte në avujt e alkoolit të vijojnë arrest shtëpie. Edhe ata për ndërtime pa leje dhe detyrim paraqitje”, tha deputeti Bujar Çela.

Po ashtu përfaqësuesit e mazhorancës në komision kanë kërkuar edhe zgjatje të afatit të amnistisë deri më 31 Dhjetor 2023.

Kryetari i komisionit të sigurisë, Nasip Naço e shtyu diskutimin për të lënë kohë për reflektimin e propozimeve të deputetëve socialist dhe njëherësh kërkoi edhe bashkëpunimin e opozitës për ta miratuar.

komisioni i sigurise amnistia penale mazhoranca

Lini një Përgjigje