TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Janar 2024, 16:18

Opozita tërhiqet nga trazirat në Parlament? Salianji: E arritëm qëllimin, të gjejmë mënyra të reja reagimi

Shkruar nga Pamfleti

Opozita tërhiqet nga trazirat në Parlament? Salianji: E arritëm

Opozita duket se do t’i japë fund kaosit parlamentar. Pas tymit e flakës prej më shumë se dy muajsh, sot janë dhënë sinjale tërheqjeje nga skenarët destabilizues.
Deputeti Ervin Salianji shprehet se aksioni opozitar i zhvilluar në Parlament e ka përmbushur qëllimin dhe tashmë nevojitet një qasje e re.
Sipas tij me këtë aksion u arrit të tregohej se opozitës po i mohohen të drejtat në parlament.
“Mendoj se ne duhet t’i qëndrojmë kërkesave që kemi, për komisionet hetimore, bashkëkryesimin e komisionit të reformës zgjedhore dhe për drejtimin e grupit parlamentar. Por ndërkohë duhet të diversifikojmë dhe të gjejmë forma të tjera të komunikimit me publikun dhe për imponimin në shoqëri të ideve tona. E shoh si një aksion që e ka kryer pjesën më të madhe të aksionit të vet. Tani duhet të shpejtojmë, përfshirë takime me njerëzit dhe protesta me ta”, ka thënë Salianji në një intervistë televizive.
Megjithatë brenda grupit demokrat duket se ka qëndrime të ndryshme për vijimin apo jo të protestës por kjo sipas Salianjit nuk i pengon në rrugën drejt bashkimit.
“Ka jo vetëm përpjekje por ka diskutime konkrete se cilat janë rrugët, unë besoj se jemi në fund të atij proçesi dhe unë do bëj të gjitha përpjekjet e domosdoshme që të arrijmë të kemi një rezultat dhe pse jo të mos zgjasë më shumë se dy javë”, ka thënë më tej ai në “A2 CNN”.
Proçesi i bashkimit duket se nuk do të përfshijë Lulzim Bashën, pasi sipas Salianjit ai nuk përfaqëson më popullin opozitar, por është pjesë e qeverisë.

ervin salianji opozita parlament

Lini një Përgjigje