
Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj, ka dhënë detaje lidhur me paraqitjen e Berishës sot në SPAK.
Gjokutaj tha se prokurorët ishin të papërgatitur sepse nuk e prisnin që Berisha të shkonte sot në zyrën e tyre.
“Berisha, çfarë tha për mediat jashtë, u ka thënë edhe në zyrë. Tha që gjeta, McGonigalin, Ramën dhe gjithë bashkëpunëtorët tek zyrat tuaja dhe u tha edhe këtë tjetrën që të mos më thoni nesër, që unë jam një njeri që u pres në besë dhe ato që them në zyrë nuk i them në publik”, ka sqaruar Gjokutaj.
“Kjo mazhorancë që e ka simbolizuar si anti-shtet, anti-proçedurial dhe ata sot nuk e besonin se Berisha do të ishte në zyrën e tyre, dhe kjo ka sjellë edhe një pasojë, se ata ishin krejt të papërgatitur. Berisha ka denoncuar sot në atë zyrë, ka dhënë 2-3 shpjegime, por ato nuk ishin thelbi i hetimit, sepse ata as firmat e Edi Ramës në themel të çështjes për klubin ‘Partizani’, nuk i përmendën”, ka vijuar më tej avokati në intervistën e dhënë për Syri Tv.
Sipas Gjokutajt për këtë çështje nuk ka asnjë provë dhe janë thirrur njerëzit e gabuar.
“Sot është zbuluar i gjithë kurthi që kishte bërë kjo mazhorancë, që Berisha nuk paraqitet, nuk jep shpjegime, dhe ata sot nuk e besonin se Berisha nuk do të paraqitej, se duan ta përdorin nesër në gjyq, për masën e sigurimit. Masa e sigurimit është bazuar në mosparaqitja e Berishës, te injorimi që Berisha u bën institucioneve. Ja që sot Berisha ishte aty. Çfarë do të thotë nesër kjo gjykata. Kjo gjykatë nesër e ka me vetveten”, ka përfunduar Gjokutaj.
Lini një Përgjigje