TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Janar 2024, 17:50

Berisha gati të braktiset nga deputetët, jepen sinjalet e para të tërheqjes nga kaosi në Kuvend

Shkruar nga Pamfleti
Berisha gati të braktiset nga deputetët, jepen sinjalet e para të
Kaosi në Kuvend

Ferdinand Xhaferraj braktisi sot bojkotin e opozitës dhe mori pjesë online në Komisionin e Sigurisë, teksa dhe Tabaku me Salianjin kërkojnë që të marrë fund kaosi...

Skenarët e dhunës të nxitur nga Sali Berisha mund të marrin fund. Pas izolimit të tij në banesë, po jepen sinjale tërheqjeje nga kaosi në komisione dhe seancat plenare. Opozita e ka kuptuar se përmes dhunës nuk arrin gjë dhe për këtë arsye ka vendosur të rikthehet në normalitet. Të paktën këtë kanë sinjalizuar sot Ferdinand Xhaferraj, Ervin Salinji apo Jorida Tabaku.

Ferdinand Xhaferraj braktisi sot bojkotin e opozitës dhe mori pjesë online në Komisionin e Sigurisë, aty ku u diskutua mbi amnistinë penale. Madje ai propozoi dhe një amendament, ku kërkoi që personat që janë dënuar me më pak se dy vite burg në Shkallën e Parë dhe nuk ka një vendim Apeli të falen. Amendamenti mund të merret për bazë nga PS, duke dhënë sinjale se mund të bashkohen votat për kalimin e amnistisë. Amendamenti i tij ka një “kleçkë”, pasi nëse miratohet, do të thotë se mund të shpëtojë nga burgu Ervin Salianji, i cili është dënuar në Shkalën e Parë me 1 vit burg.

Por në këmbim të këtij amendamenti, deputeti demokrat ka dhënë sot sinjalet se kaosi në Kuvend mund të marrë fund. “Mendoj se ne duhet t’i qendrojmë kërkesave që kemi, për komisionet hetimore, bashkëkryesimin e komisionit të reformës zgjedhore dhe për drejtimin e grupit parlamentar. Por ndërkohë duhet të diversifikojmë dhe të gjejmë forma të tjera të komunikimit me publikun dhe për imponimin në shoqëri të ideve tona. E shoh si një aksion që e ka kryer pjesën më të madhe të aksionit të vet. Tani duhet të shpejtojmë, përfshirë takime me njerëzit dhe protesta me ta”, ka thënë Salianji në një intervistë televizive.

Në një linjë është edhe Jorida Tabaku. Sipas saj, përballja me ide apo bashkimi i votave me socialistët, siç ndodhi në Komitetin Parlamentar të Stabilizim Asociimit për Integrimin, sipas kryetares së komisionit, për çështjet europiane është një proces që nuk duhet të ndodhë vetëm në Bruksel. Jorida Tabaku shpjegon arsyet se pse ajo së bashku me kolegët e opozitës gjetën dakordësinë me mazhorancën.

E rëndësishme që në atë rezolutë u përfshinë edhe shqetësimet tona. Mënyra më e mirë për të çuar para çështjen është përballja me ide. Është fatkeqësi që e gjejmë gjuhën vetëm në Bruksel”, tha ajo.

 

Lini një Përgjigje