Sali Berisha u paraqit dje për herë të parë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku u mor në pyetje në lidhje me aferën Partizani.
Pas dalje nga SPAK Berisha tha për mediat se në Prokurorinë e Posaçme kishte gjetur një atmosferë mortore dhe shtoi se nuk u kuptua se kush drejtoi më shumë pyetje, ai prokurorëve, apo anasjelltas.
Plator Nesturi, ish-zëdhënësi i ish-kryeprokurores Ina Rama, tha në emisionin Now në Euronews Albania se Berisha vajti në SPAK dhe mori në pyetje prokurorët në një kohë që ka gjëra në dosje që janë pjesë e hetimit dhe askush nuk i di.
Sipas tij, edhe kur ishte kryeministër, pas 21 janarit, Berisha ka përdorur të njëjtën gjuhë intimiduese ndaj prokurorëve dhe gjykatëseve për të zhdukur çdo provë nga ajo ngjarje.
“Kjo është mënyra e tij e betejës, mbrojtja është thjesht politike dhe jo juridike, gjithçka e ka që këta janë shërbëtorë të Ramës dhe unë po akuzohem politikisht.
Atij prokurorit dhe gjykatësit në 21 janar që e ka intimiduar kur ishte kryeministër për prishjen e provave dhe gjithçka ka mbetur te fisheku i Aleks Nikës, s’ka prova të tjera, madje edhe fisheku i Aleks Nikës është i prishur”, tha Nesuri.
Lini një Përgjigje