TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Janar 2024, 09:31

Avokati shpërthen keq ndaj Berishës: Ai kafshë ka vrarë motra e vëllezër në ’97-tën, duhet të përgjigjet për 21 Janarin

Shkruar nga Pamfleti
Avokati shpërthen keq ndaj Berishës: Ai kafshë ka vrarë
Avokati Saimir Vishaj

Avokati Saimir Vishaj është shprehur me tone të ashpra ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ky i fundit i ndodhur nën masën e “arrestit të shtëpisë”.

Për Vishën, Berisha duhet të përgjigjet për vrasjet e ’97-tës si edhe të 21 janarit dhe jo t’i kërkojë llogari SPAK-ut.

“Nuk arrij të kuptoj se ç’lidhje ka ish-kryeministri me pronat. Ai duhet të përgjigjet për vrasjet që janë bërë në ’97-tën. Duhet të përgjigjet për ato vrasje edhe për ato të 21 janarit, ca lidhje ka ai me pronat e me Partizanin. Ai kafshë ka vrarë motra dhe vëllezër në ’97-tën. Ça lidhje ka ai t’i kërkojë llogari SPAK-ut. Ai duhet të jetë i kënaqur që të rrijë arrest shtëpie pasi meriton çdo gjë”, tha Vishaj i ftuar në emisionin “3D” në RTSH.

Ju rikujtojmë se Sali Berisha ndodhet nën arrest shtëpie prej 30 dhjetorit 2023, dhe ditën e djeshme ka shkuar për herë të parë në dyert e SPAK lidhur me çështjen 'Partizani'.

Pas dëshimisë në SPAK, Berisha përsëritI për mediat sulmet ndaj prokurorëve që po e hetojnë, Arben Kraja dhe Enekeleda Minollai.

"Ka vetëm zbatim të porosisë politike. Ju si grup i strukturuar kriminal jeni angazhuar në një betejë kundër pluralizmit politik në Shqipëri, kundër opozitës shqiptare dhe ju garantoj se do merrni të gjithë ndëshkimin e  duhur."

"I pyeta cili nga ju ka bashkëpunuar me McGonigal në veprimtarinë e tij kriminale si grup i strukturuar me Edi Ramën? Se kanë bashkëpunuar, janë këtu kriminelët që kanë bashkëpunuar"

Unë gjeta aty një atmosferë mortore.  Kur përmenda Edi Ramën vetëm sa nuk u futën nën tavolinë.  I pyeta. Si ka mundësi. Çfarë qëniesh jeni ju!', tha Berisha duke treguar pjesë nga biseda që ishte bërë  kur u morr në pyetje përballë prokurorëve Enkeleda Minollai dhe Arben Kraja.

 

berisha 21 janari

Lini një Përgjigje