
Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ditën e sotme është paraqitur në Gjykatën e Posaçme, ku do të zhvillohet seanca për çështjen ‘Gërdeci’.
Mediu shoqërohet nga avokati i tij, ndërsa pas pak pritet të nisë seanca.
Në seancën e mbajtur më 10 janar, dëshmitar ishte edhe ish-drejtori i ndërmarrjes MEICO, Ylli Pinari i dënuar me 15 vjet burg për masakrën e Gërdecit, i liruar pas 6 viteve në qeli, i cili ia faturoi të gjithë përgjegjësinë Forcave të Armatosura.
Ndërsa ish-ministri, Fatmir Mediu i marrë i pandehur nga GJKKO për masakrën e Gërdecit para gazetarëve tha se duhet të deklasifikohen raportet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për çështjen e Gërdecit, një javë pas tragjedisë.
Për dëshminë e dhënë nga Pinari, Mediu tha se me ato që parashtroi ai, tregohet se ministri i Mbrojtjes nuk ka pasur rol në masakrën e Gërdecit sa i takon aspektit të sigurisë.
Pinari tha në gjyq se Forcat e Armatosura nuk i kanë zbatuar si duhet urdhrat e Ministrisë së Mbrojtjes, por urdhri në vetvete kishte shkelje.
Referuar kësaj dëshmie, Mediu deklaroi se kjo seancë tregoi që ai nuk ka anashkaluar asnjëherë rolin e Forcave të Armatosura në këtë proces.
“Zoti Pinari ka qenë një nga dëshmitarët më të rëndësishëm të asaj që ka ndodhur në Gërdec dhe e kërkova këtë në emër të logjikës dhe në emër të drejtësisë. Besoj se në raport me këtë çështje të gjithë kemi detyrimin të themi se cila është e vërteta. Unë jam kursyer për vite me radhë, është hedhur shumë baltë, janë bërë shumë aludime, por sot duket se nuk ka të bëjë me implikime apo interesa të ministrit. Ministri s’ka pas njohje as me kompaninë shqiptare, as atë amerikane, nuk ka shkelur asnjëherë autoritetin e Forcave të Armatosura për t’i shmangur ato nga procesi”., tha Mediu për mediat sencën e kaluar.
Sipas Mediut, seanca gjyqësore tregoi që ai në rolin e Ministrit të Mbrojtjes ka zbatuar VKM-të, por edhe ligjet e detyrimet ndërkombëtare, ndërsa procesi i demontimit në Gërdec është iniciuar dhe përgatitur nga Shtabi i Përgjithshëm i FA.
Lini një Përgjigje