TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Janar 2024, 09:18

Seanca për ndryshimin e masës, avokatët e Berishës mbërrijnë në GJKKO

Shkruar nga Pamfleti

Seanca për ndryshimin e masës, avokatët e Berishës

Seanca gjyqësore në Apel për ankimimin e ish-kryeministrit Sali Berisha zhvillohet sot në orën 9:00, ndërsa avokatët kanë mbërritur në GJKKO.

Avokatët kërkojnë heqjen e masës së arrestit në shtëpi për Berishën.

Në kërkesën e dorëzuar më 15 janar, ish kryeministri kërkoi nëpërmjet mbrojtjes që të lërë arrestin shtëpiak dhe të shkojë në parlament.

Kujtojmë se dje për rreth 2 orë ish-kryeministri dëshmoi para prokurorëve Arben Krajës dhe Enkelejda Millonait.

Pas daljes nga SPAK, Berisha pohoi për mediat se ishte ai që i kishte marrë në pyetje prokurorët, ndërsa sulmoi ashpër qeverinë Rama dhe SPAK-un, si institucion i varur.

 

Lini një Përgjigje