Për Ilir Metën e Monika Kryemadhin, bashkëshortja e Kastriot Ismailajt, Vojsava Ismailaj, që i shpëtoi kurthit të tyre, ka thënë: - Këtë çift e njoh shumë mirë, sepse e kam provuar në kurriz. Janë aq të babëzitur për para e aq të pabesë, sa për të fshehur krimet e tyre, mund të bëjnë çdo gjë...
Të fshehur e strukur prej kohësh, me justifikimin se kanë qenë në “trajtime mjekësore”, kanë ri-dalë publikisht në media veç e veç, Ilir Meta si kryetar i Partisë së Lirisë dhe Monika Kryemadhi si deputete, të dy nën hetim nga SPAK.
Në daljen e datës 19 janar, Ilir Meta u pyet nga gazetarët, për divorcin e heshtur dhe “de facto” me Sali Berishën, me të cilin prej 6 vitesh takohej pothuajse çdo ditë dhe e quante “bashkë-udhëheqës të revolucionit” kundër SHBA.
Por Ilir Meta, as nuk e mohoi dhe as nuk e pranoi braktisjen e Saliut, duke dhënë një përgjigje prej dredharaku, se nuk ka pasur mundësi të komunikojë e takohet, mbasi mjeku e ka këshilluar të qëndrojë disa kohë larg politikës aktive.
Ndërsa ditën e martë, deputetja Monika Kryemadhi, iu bashkua PS-së, në mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Sigurisë, duke dalë kundër mos-bindjes parlamentare, që po bën grupi aleat “Foltore” i Sali Berishës.
Spërdredhja e Ilir Metës, për shkëputjen nga Sali Berisha dhe ri-bashkimi i Monika Kryemadhit me deputetët e Edi Ramës, nuk ka lidhje me “integrimin e Shqipërisë”; siç çifti i hajdutëve, justifikoi futjen në “tepsinë” e PD-së më 2009-ën, futjen në “tepsinë” PS-së më 2013-ën dhe largimin prej saj e ri-bashkimin me Saliun më 2017-ën.
Pas marrjes nën hetim nga SPAK në shkurt 2023, Ilir Meta e ka braktisur përsëri Sali Berishën, sidomos pas heqjes së imunitetit e arrestit në shtëpi, ai i ka shkëputur plotësisht edhe kontaktet telefonike me të.
Shkëputja e Ilir Metës nga Foltorja dhe afrimi i Monika Kryemadhit te PS-ja, nuk janë urrejtje për Sali Berishën e dashuri për Edi Ramën.
Është një aktrim dredharakësh i këtij çifti të zhytur në korrupsion, kontrabandë e trafiqe; si e vetmja mundësi për të shpëtuar nga “dara” e drejtësinë shqiptare dhe amerikane, sidomos pas sekuestrimit të telefonave të Monikës.
Të njëjtën dredhi, Ilir Meta i bëri Sali Berishës në vitin 2013, kur pas kërcënimeve të Edi Ramës, se do çonte para drejtësisë hajdutët e koncesioneve e vrasjeve të 21 janarit, ai u bashkua në pushtet me PS.
Më 5 mars 2015, kur ishte kryetar kuvendi, Ilir Meta i tha Sali Berishës: - “Ti e di, që Shkëlzeni ka qenë tek videoja e Dritan Priftit dhe dhashë dorëheqjen për të, por nuk do jap përsëri dorëheqje për Shkëlzenin”.
Ndërsa me shkëputjen nga Foltorja dhe heshtjen për arrestin shtëpiak të Sali Berishës; Ilir Meta i ka përcjellë Saliut, mesazhin se nuk do shkojë në burg duke mbrojtur hallet e tij me drejtësinë.
Realisht, Berisha, Meta e Rama janë të lidhur bashkë, sepse sëbashku dhe vec e veç, kanë bërë shumë krime në këtë vend; por Ilir Meta e Monika Kryemadhi, janë “monstra” të pazareve të pista.
Për karakterin dhe moralin i Ilir Metës e Monika Kryemadhit, bashkëshortja e Kastriot Ismailajt, Vojsava Ismailaj që i shpëtoi kurthit të tyre, ka thënë: - Këtë çift e njoh shumë mirë, sepse e kam provuar vetë. Janë aq të babëzitur për para e të pabesë, sa për të fshehur krimet e tyre, mund të bëjnë çdo gjë./Pamfleti
Lini një Përgjigje