TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Janar 2024, 14:45

Përfundon mbledhja e deputetëve të opozitës në Kryesi, Flamur Noka zbardh diskutimet

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon mbledhja e deputetëve të opozitës në Kryesi,

Ka përfunduar mbledhja e deputetëve të opozitës në Kryesi.

Deputeti i Partisë Demokratike është ndalur të flasë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar.

Noka është shprehur se çështja e bashkimit të opozitës është një çështje e mbyllur tanimë dhe se kryefjalë e takimit të sotëm është përshkallëzimi dhe diversifikimi i aksionit të tyre.

“Shikoni ku ka shkuar shteti. Drejtësia e re politike drejtohet nga pionierët e Enverit, ja shikoni edhe këtë tjetër në festën e PS-së. Me shallin e pionierit të Enverit. Këta s’kanë turp e frikë të maskohen, por dalin ashiqare se janë vegla të partisë dhe regjimit. Siç e dini ka një vendim të KLGJ-së që miraton kodin e Etikës. Po e reklamojnë si vlerë të shtuar të tyre angazhimin politik . Ky është pushteti, regjimi dhe drejtësia e re është vegël. Në bazë të Kodit të Etikës, kush e ka firmosur këtë duhet të hetojnë dhe marrin masa. Të tërë janë trup politike.

Në çdo mbledhje diskutojmë agjendën jave të Kuvendit dhe aksionit tonë opozitar. Çështja e bashkimit të grupit është cështje e mbyllur.

Aksioni ka nisur në bazë. Shqiptarët kanë një parlament real, që është në rrugën e Shpresës. Deputetët e sot kishin kryefjalë përshkallëzimin e protestës dhe diversifikimin e aksionit.

E gjithë strategjia e deputeteve të PD, ishte se si të gjejmë forma për ta diversifikuar dhe ashpërsuar aksionin politik në bazë. Asnjë zë nuk është kundër”, tha Noka ndër të tjera.

flamur noka diskutime opozite mbledhje

Lini një Përgjigje