TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Janar 2024, 16:15

PS ndryshon kurs apo vijon loja? Gogu: Mazhoranca e gatshme për bashkëpunim, por jo pazare

Shkruar nga Pamfleti

PS ndryshon kurs apo vijon loja? Gogu: Mazhoranca e gatshme për

Partia Socialiste ka shtrirë dorën e bashkëpunimit ndaj opozitës. Rama deri dje dukej i vendosur për të mos negociuar, por diçka ka ndryshuar pas thirrjes së ndërkombëtarëve.

Deputeti socialist Toni Gogu është optimist për rezolutën e miratuar në Bruksel gjatë të hënës.

Si bashkëkryetar i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, Gogu shprehet se takimet ishin të frytshme dhe se ecuria e Shqipërisë në proçesin Screening u vlerësua maksimalisht.

“Patëm një takim të frytshëm do të thosha unë për aq kohë sa ne arrimë bashkë me parlamentarët europianë të nxjerrim rekomandime. Kjo do të thotë që mbledhja ia ka arritur qëllimit. Pamë progresin e Shqipërisë nga Korriku pasi mbledhja e fundit ishte e korrikut. Në rekomandime njihet dhe vlerësohet progresi Shqipërisë pra qoftë për sa i përket procesit Screening dhe të qënurit njish të Shqipërisë me politikën e jashtme të BE-s”, u shpreh Gogu.

Lidhur me gatishmërinë e bashkëpunimit me opozitën, shprehur në Bruksel edhe nga Pandeli Majko, socialisti Gogu tha se mazhoranca gjithnjë ka besuar tek kompromisi dhe dialogu.

“Zoti Majko konfirmoj atë qëndrim që ne e kemi mbajtur për një kohë të gjatë. Jemi këtu sepse besojmë që kompromisi dhe dialogu politik ndihmon Shqipërinë ndihmon parlamentin ndihmon institucionet. Jemi të gatshëm të ofrojmë ato gjëra nevojitet të bëhen qoftë ndryshimet në kodin elektoral, janë një sërë detyrash të lëna nga gjykata kushtetuese pra këto janë gjëra që ne jemi të gatshëm ti kalojmë së bashku me deputetët e opozitës. Pazare absolutisht jo. Gjëra që ndikojnë në jetët e shqiptarëve patjetër”, u shpreh Gogu në intervistën dhënë për “Top Channel”.

toni gogu mazhoranca opozita

Lini një Përgjigje