TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Janar 2024, 17:19

Vijon sherri në PD për “zgjedhoren”, Sula përplaset me Alibeajn: Boll u bëre megafoni i prishur i Edi Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Vijon sherri në PD për “zgjedhoren”, Sula përplaset

Edhe pse flitet për bashkim në një front të vetëm, divergjencat në PD nuk kanë fund. Reforma zgjedhore vijon të jetë mollë sherri mes grupit të Bashës dhe deputetëve që i kanë dalë kundër.

Enkelejd Alibeaj kërkoi që të marrin fund spektaklet në komision, duke goditur Bardhin. Por ndaj tij ka reaguar Dashnor Sula. Sipas tij, Alibeaj u kujtua të flasë tani që kërkohet të largohet si anëtar komisioni.

Postimi i plotë:

E vërtetë! Opozitarizmi fals nuk është certifikatë që e jep dikush, por fletë emërimi që e lëshon Edi Rama. Turp për këdo që e pranon!

Pyetjet pa përgjigje vijon të mbetet:

1-Pse nuk u mblodh për 22 muaj Komisioni i Reformës Zgjedhore?

2- Pse u bllokua puna e Komisionit me dakordësi për 22 muaj?

3- Pse u kujtuan për Reformën vetëm kur ju hoq karrigia që mbante të bllokuar Reformën?

4- Pse vijojnë të hiqen diçka që nuk janë?

5- Pse duan të mbajnë në këmbë strategjinë e “kërpëratave të 2020”?

6- Pse nuk mbajnë parasysh detyrat e Komisionit të Venecias?

Përgjigjuni!

Demokratët dhe opozitarët po presin përgjigje! Boll u bëtë megafoni i prishur i Edi Ramës!

Lini një Përgjigje