TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Janar 2024, 18:37

A do ta trashëgojë Argita partinë? Salianji kundër: Nuk është koha për ambicie personale

Shkruar nga Pamfleti

A do ta trashëgojë Argita partinë? Salianji kundër: Nuk

Shfaqja në aktivitete opozitare e Argita Malltezit la vend për dyshime të trashëgimit të partisë nga babai tek e bija.

Deputeti Ervin Salianji, i cili një ditë më parë aludoi edhe për një tërheqje të mundshme të opozitës nga aksioni i saj, thotë se nuk është koha për ambicie personale.

Në një intervistë televizive, Salianji tha se grupimi politik ku ai bën pjesë respekton çdo mendim, por se momentalisht nuk ka asnjë garë.

“Këto janë më shumë zëra mediatikë të cilët hedhin emra. Unë mendoj se kryetari i opozitës dhe ai që ka përgjegjësinë për shkak se ka marrë votën është Sali Berisha. Të gjithë elementët e tjerë që mund të kenë ambicie këtë e përcakton vota dhe ky nuk është momenti i një gare në PD-në. Unë nuk di që ka një garë dhe ka kandidat. Unë jam në një grupim politik i cili ka rregullat e veta. Edhe kur ka mendim kundër zbatohen vendimmarrjet e shumicës. Të gjitha këto elementë se kush do të jetë kryetar ndërkohë që ne jemi në një betejë me një autokraci, beteja të cilat kanë edhe sakrifica, të cilat nuk mund të mbivendoset asnjë ambicie personale e askujt. Fokusin duhet ta kemi tek përmirësimi i aspekteve për bashkim dhe jo se kush do të jetë në të ardhmen”, ka thënë Salianji në një intervistë për Report Tv.

ervin salianji argita malltezi partia demokratike

Lini një Përgjigje