
Ka dështuar sërish mbledhja e Komisionit Hetimor për PPP në shëndetësi, pasi mazhoranca nuk mori pjesë.
Në pamundësi të plotësimit të kuorumit, kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi e mbylli mbledhjen duke paralajmëruar një konferencë për gazetarët, pasi siç tha ajo në sallën ku mblidhet Komisioni nuk lejohen të mbajnë të deklaratë për mediat.
Albana Vokshi u shpreh se kishin pritur rreth 30 minuta në sallë kolegët socialistë, të cilët nuk janë paraqitur në mbledhje.
“Pritëm kolegët që të vinin, rreth 30 minuta. Janë në kryesinë e Kuvendit, por nuk kanë ardhur. Koncesionet në Shëndetësi kanë kushtuar 200 mln euro dëm shtetit. Është mbledhja e 6 qe bojkotohet nga deputetët e PS-së, pa asnjë arsye legjitime. Duke mos pasur kuorumin e nevojshëm, nuk mund të mblidhet mbledhja”, tha Vokshi.
Lini një Përgjigje