
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ironizuar sot deklaratën e djeshme të kryeministrit Edi Rama, teksa ky i fundit tha se asnjë ministër nuk do të ketë më lidhje me tenderat.
Meta theksoi se kjo ndodh pasi Rama “do t’i hajë të gjitha dardhat vetë”, ndërsa e akuzoi se ka vjedhur qytetarët përmes tenderave sekretë sidomos gjatë pandemisë.
“Do që të gjitha dardhat t’i hajë vetëm ai me Agaçin. Ata hanë dardha pa leje. Ai duhet t’i kërkojë falje shqiptarëve që i ka vjedhur me tendera sekretë sidomos gjatë pandemisë”, tha Meta
Akuzat për qeverinë nuk munguan edhe për reformat e marra, ku Ilir Meta tha se në vend që të bënte reforma në 11 vite, bëri 'Ramaforma'. Gjithçkaje i dha formën e vete, sipas Metës.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama tha se asnjë ministër nuk do të ketë më lidhje me tenderat dhe se do të krijohet një shoqëri e re e operatorit për blerjet e përqendruara.
Lini një Përgjigje