TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Maj 2024, 14:41

Propozimi i Ramës për ngritjen e Komisionit Antikorrupsion, Meta: Manovër për t'i shpëtuar skandaleve  

Shkruar nga Pamfleti

Propozimi i Ramës për ngritjen e Komisionit Antikorrupsion, Meta:

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar cikël e ri të reformave që ndërmorri Partisa Socialiste, të cilat do të duhet të kenë në fokus mirëqeverisjen, forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën ndaj korrupsionit. Një projekt rezolutë e paraqitur dje parashikohet ngritja e një Komisioni të posaçëm parlamentar, të ngjashëm me atë të reformës në Drejtësi.

Presidenti i Partisë së Lirisë e quan këtë si një përpjekje të dëshpëruar të Ramës për ti ikur dështimeve skandaloze në këto 11 vjet. Meta theksoi se kjo është një manovër dhe gënjeshtër e radhës.

"Si nuk i mjaftuan një njeriu 11 vite për të bërë reformat. Ky nuk la premtim e reformë pa premtuar por bëri vetëm Ramaformën. Dhe reformën në administratë e ktheu në Ramaformë”, tha Meta në konferencë për gazetarët sot në mesditë.

Socialistët propozojnë ngritjen e një Komisioni të Posaçëm parlamentar, për të analizuar situatën dhe për të hartuar një Plan kombëtar veprimi, me kohështrirje afatgjatë, i cili të rekomandojë edhe ndryshime të mundshme ligjore dhe institucionale. Komisioni, ngjashëm me atë të Reformës në Drejtësi, gati 10 vite më parë, do të duhet të ketë dhe ekspertë ndërkombëtarë.

Lidhur me këtë Meta tha se falë ‘Rilindjes’, Shqipëria po bëhet një vend laborator eksperimentesh të posaçme. Ai theksoi se askush nuk pret reforma nga Rama, pasi sipas tij reforma e vetme e kryeministrit është shpopullimi.

“Nuk e kuptoj çfarë është ky komision i Posaçëm? Ky është një vend që falë rilindjes po bëhet laborator eksperimentesh të posaçme. Janë shashka që nuk çudisin askënd. Nuk pret askush reforma nga Rama, reforma e vetme e Ramës është shpopullimi”, theksoi Meta.

Lini një Përgjigje