TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Maj 2024, 13:41

Rezoluta e PS, Alibeaj: Po synojnë të ndërhyjnë në Refomën në Drejtësi përmes Parlamentit

Shkruar nga Pamfleti

Rezoluta e PS, Alibeaj: Po synojnë të ndërhyjnë në

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj po mban një konferencë për shtyp së bashku me përfaqësuesin ligjor të PD, Rezart Kthupi.

Alibeaj nuk ka kursyer akuzat ndaj Partisë socialiste për projektrezolutën e tyre.

“Tashmë publiku u njoh me projekt rezolutën që u hodh në mejdanin e politikës. Për të hedhur pak dritë çfarë ajo përmban, po përdor të njëjtën shprehje që përdora një muaj më parë “Djalli fshihet në detaje” , tha Alibeaj.

Më tej alibeaj theksoi se synimi kryesor është të ndërhyhet në Reformën në Drejtësi nëpërmjet Parlamentit.

"Kemi arritur të ekstraktojmë elementë të rëndësishmëm në rezolutë që përbëjnë thelbin e saj. Si psh:
Palët garantojnë pakthyeshmërinë e Reformës së Drejtësi. Fuqizimin e paanësisë së gjyqësorit.

Me fjalë të tjera, synimi i deklaruar është të ndërhyhet në Reformën në Drejtësi nëpërmjet Parlamentit.
Nuk e fshehin teksa në pikën 8 thonë që për këtë synim do të ngrihet një komision i përhershëm parlamentar.

I hetuari kërkon të ndryshojë rregullat e atij që heton. Do ta bëjë duke përfshirë Kuvendin”, tha ai.

alibeaj pd

Lini një Përgjigje