Babloku ja fiku llambën e Aladinit të përrallës, Altinit të komedisë Yuri Kimiste...
Hajdutëritë e Ilir Beqjes kanë ngritur në “këmbë”, madje në majë të gishtave, gjithë shqiptarët, të shohin ç’bëhet pas mureve të SPAK-ut.
Prokurorët andej, në vend të hetojnë e të japin drejtësi, se për ato punë paguhen, ‘lajnë e thajnë’ dosje krimi.
Dy prokurorë, edhe ata me shenj si të pasur, po grisin fashikuj nga akuzat voluminoze të njërit nga hajdutët me nishan në faqe. Nurit të bukurisë së hajdutit, u këndojnë edhe vetë hajdutët.
Kryehajduti, vëlla i Olsi Ramës së drogës dhe roje besnike e Engjëll Agaçit, sekser i mafies së Durrësit, në mbledhjen me grupin parlamentar dhe ministrat sheikë, thuri vargje dashurie për politikanë, zyrtarë dhe kryebashkiakë.
Ata nuk duhet të shqetësohen fare se bëjnë shenj në Botë si pasanikë.
-Kryeministri, -deklaroi kryeministri, -por as zyrtarët, politikanët e krye bashkiakët, nuk mund t’i mbajnë pishën çdo vartësi!
Pastaj, Babloku ja fiku llambën e Aladinit të përrallës, Altinit të komedisë Yuri Kimiste.
Janë dritëshkurtër, e preu shkurt idenë, se qeveria dhe institucionet do të merren me denoncimet për hajdutët e vet.
Ai ftoi edhe opozitën, Saliun dhe Ilirin, të bashkëpunojnë për të kapur hajdutët e për t’u kthyer shqiptarëve gjënë e vjedhur.
Po SPAK ç’po bën?
Shef Altini, ka rënë në shpellë, dhe pa i fshirë “buzët” Ilir Beqjes, nuk del prej andej.
Llamba magjike në shtëpinë e tretë që i fali magjistari Edi Rama përmes një xhindi të veshur me petk prifti, as nuk falet as nuk shitet.
Magjitë e Bablokut, kanë marrosur Italinë, Rusinë, Amerikën, Kinën, Serbinë, Greqinë e gjithë grerëzat e globit që i sillen kosheres me mjaltë në pyjet e dendura të korrupsionit ballkanik.
Aq të pangopur janë, sa edhe Gabriel Escobar nuk i fshiu buzët.
Se kemi kapur shumë arinj polar këtyre anëve, se Edi Rama është i vetmi mbret i pyllit që ende nuk e kanë qëlluar amerikanët që po gjuajnë në nahijen tonë, duhet t’i qajmë hallin, edhe hallit që e ka zënë ligjin e xhunglës.
Akuzat penale ndaj diplomatëve dhe qeveritarëve në Uashington, Romë, Strasburg, Madrid, Amsterdam e gjithandej, kanë fije të trasha që të çojnë tek Minotauri i Surrelit.
Kjo shëmtira, ka shembur edhe kasollen ku ambasadorja Yuri Kim tregonte përralla me Spider Manin e SPAK-ut, heroit të fëmijëve të fshatit tonë për disa ditë.
Zgjeba e demokracisë, po gjerbë lëngun e kofshëve të kaposhëve të globit dhe drejtësinë e fshatit e ka zënë poshtë.
Ilir Beqja, edhe pse i ka buzët me dollarë të vjedhur, po bëhet gati të grumbullojë vota për Bablokun, ndaj SPAK-u është nën presion të kërbaçit dhe kulaçit.
Në këtë derexhe, pse të mos e ngushëllojmë, ç’po heq i shkreti SPAK për t’i larë “buzët” Ilir Beqjas?!/Pamfleti
Lini një Përgjigje