
Partia Socialiste ka propozuar një draftrezolutë për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.
Deputeti socialist Toni Gogu, i bëri thirrje opozitës shqiptare që të bëhet pjesë e kësaj nisme. Gogu theksoi se projekti kundër korrupsionit është një projekt mbarëkombëtar dhe ndaj është e nevojshme që të marrin pjesë sa më shumë shqiptarë duke përfshirë dhe opozitën.
Sa i përket reformës në drejtësi, ai tha se Partia Socialiste është e vetme, duke ironizuar se njëri është “maj dritares” dhe tjetri “maj hekurave”, duke nënkuptuar Berishën dhe Ilir Metën.
Ai theksoi se nuk do të jetë politika që do ta analizojë se ku çalon sistemi i drejtësisë, por do të jetë vetë gjyqësori që do ta bëjë atë.
“Kemi një ftesë për opozitën shqiptare, sepse dhe reformën në drejtësi me Saliun e bëmë ne, se dëgjova këtu që thanë se “këta i thanë që janë të zinj dhe si i zgjasin dorën e konsensusit. Ky është projekt mbarëkombëtar dhe ndaj ne duam që sa më shumë shqiptarë të bëhen pjesë e tij. PS e nisi reformën e drejtësisë e vetme që në 2019 dhe kërkonte Paktin Kombëtar për Drejtësinë. Kjo është në analet e historisë. Që Partia Socialiste është e vetme në reformën në drejtësi, kjo është e qartë se na lanë të vetëm rrugës, njëri maj penxheres dhe tjetri në maj të hekurave dhe e dini çfarë mirë thonë. Ne jemi gojë-kyçur, nuk anatemojmë në darkë dhe të puthemi në mëngjes. PS u bën ftesën të gjithë shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve. Nuk e dimë ne ku çalon gjyqësori, do ta analizojë vetë gjyqësori atë”, tha Gogu për Euronews.
Lini një Përgjigje