TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Maj 2024, 21:47

Deklaratat e Ramës, ironizon Teliti: Ngjante me një mbledhje politike të Enver Hoxhës

Shkruar nga Pamfleti

Deklaratat e Ramës, ironizon Teliti: Ngjante me një mbledhje politike

Anëtari i Këshillit Kombëtar në PD Dorian Teliti, ka komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama, në mbledhjen me ministrat dhe deputetë, teksa tha se i ngjante fjalimit të një lideri opozite.

Ai u shpreh gjithashtu se sot Rama duhet të tërhiqej dhe t’i hapte rrugë një qeverisje teknike.

“Ngjante me një mbledhje të Byrosë politike të Enver Hoxhës. Fjalim i dejtë për lider opozitë. Jo fjalim i një kryetari qeverie që ka në dorë edhe gurin edhe arrën. Ka dorë edhe në sistemin e drejtësisë dhe ka kapur edhe median dhe sot flet sikur sapo ka ardhur në qeveri dhe thotë çfarë do bëjmë ne.

Çdo të thotë të ngresh komision të posaçëm parlamentar. Vetëm në një rast mund të ndodhë, nëse Edi Rama sot duhet të jepte dorëheqjen dhe të thoshte u mundova të bëj punë të mira por gabova. Isha unë që emërova zv/kryeministra dhe ministra të korruptuar. Isha unë që dhashë investime strategjike në kundërshtim me çdo lloj parimi tregu. Sot të tërhiqej dhe t’i hapte rrugë një qeverisje teknike”, tha Teliti për "News 24".

Lini një Përgjigje