TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Maj 2024, 19:32

Meta dhe Rama në garë kush është më pak hajdut: Do të çlirojmë administratën nga korrupsioni

Shkruar nga Pamfleti

Meta dhe Rama në garë kush është më pak hajdut: Do

Politikanët kanë nisur një garë të ethshme se kush është më pak hajdut. Edhe pse ne e dimë shumë mirë se kush vjedh më bukur, sërish Rama, Meta dhe shumë të tjerë duan t’u hedhin hi syve shqiptarëve.

Pas 3 mandatesh në pushtet, Rama u kujtua sot të luftojë korrupsionin dhe të pastrojë partinë apo administratën nga emrat e zhytur në afera. Ndërkohë duket se në garë me të ka hyrë Ilir Meta, i cili ka nisur premtimet elektorale dhe në një mbledhje të Kryesisë së PL edhe ai premtoi se do të pastrojë administratën nga korrupsioni.

Qëllimi final i programit tonë, Shqipëria fuqi eksportuese. Në mënyrë që ne të mbështetim në gjithçka, të çlirojmë administratën nga korrupsion e sidomos nga nepotizmi. 500 raste nepotizmi në dogana e tatime. Mendojeni se çfarë katastrofe është, sesi vidhen miliarda euro. Në mënyrë që të investohet fuqishëm për kualifikimin e fuqisë punëtore dhe përjashtimin e mjeteve e prodhimit nga detyrimet fiskale, pra gjithçka për ta kthyer vendin në fuqi eksportuese”, tha Meta.

 

Lini një Përgjigje