TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Maj 2024, 17:52

“Rama po manipulon opinionin publik”, Çupi: Bën propagandë për luftën ndaj korrupsionit, por është qeveria më e korruptuar!

Shkruar nga Pamfleti

“Rama po manipulon opinionin publik”, Çupi: Bën

Deputetja e PD-së Dhurata Çupi, ka komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e grupit së PS-së.

Çupi theksoi se Rama tenton të manipulojë opinionin publik me deklarata bombastike. Sipas saj, kryeministri përfaqëson qeverinë më të korruptuar në pluralizëm, teksa ai bën propagandë për luftën ndaj korrupsionit.

Çupi tha se është për të ardhur keq që Shqipëria sot, falë edhe kësaj qeverie, është ndër vendet më të korruptuara në Europë e më gjerë. Ajo theksoi se në 11 vitet e qeverisjes të Ramës janë vjedhur 10 miliardë euro.

Sa i përket SPAK, Çupi tha se ka besim dhe PD-ja ka bërë denoncime në këtë strukturë.

“Komunikimi ishte i një politikani të papërgjegjshëm. Kryeministri ka 11 vite që drejton vendin dhe KLSH ka publikuar të dhëna se qeveria e Ramës ka vjedhur 10 miliardë euro, që është baraz me buxhetin e tre viteve. Edi Rama flet gjatë për të thënë se peshku qelbet nga bishti, por shqiptarët e dinë që peshku qelbet nga koka.

Shqipëria në raportet ndërkombëtare është një nga vendet më të korruptuara. Rama e di korrupsionin, sepse korrupsioni i është thënë se gëlon në qeverisjen e tij. Kryeministri duket sikur tallet me shqiptarët. Edi Rama po tenton të manipulojë opinionin publik me këto deklarata. Askush nuk e beson se kryeministri është i ndershëm dhe të tjerët qenkan të korrurptuar. Ne si PD besojmë tek SPAK dhe kemi bërë denoncimet tona.

Edhe shtrirja e dorës nga Rama për opozitën është e pasinqertë, sepse kryeministri nuk e përfill opozitën. Rama nuk pranon interpelancë, kur këtë e kërkon opozita. Rama bën propagandë me luftën ndaj korrupsionit kur korrupsioni është i pranishëm kudo. Rama bën propagandë me opozitën, kur nuk e respekton atë. Kjo qeveri nuk ka bërë një rrugë që ta ketë përfunduar”, tha ajo.

partia demokratike

Lini një Përgjigje