
Juristi Romeo Kara i është përgjigjur Ilir Metës, i cili po e sulmon dhe anatemon prej disa ditësh. Kara është personi që zbuloi aferën CEZ-DIA dhe paditi Metën në prokurori dhe falë tij sot ish-presidenti rrezikon burgun.
Por Meta po e sulmon sa herë del nëpër studio, të njëjtën gjë bëri dhe dje, duke e akuzuar se është dënuar për dhunë në familje. Por Kara i ka nxjerr dëshminë e penalitetit dhe ka ironizuar kreun e Partisë së Lirisë.
“Një përgjigje zyrtare për mashtruesin kronik Meta, që pretendon pareshtur lidhur me dënimin tim.
Taksirat t'i ofroj edhe kartelën shëndetësore dhe të shikojë çfarë arsyetimi tjetër do të përdorë më pas.
Gjithsesi, po nuk ishe mashtrues, nuk mund të kesh karrierë si hajdut. Në këtë pikë i hap rrugë atij, se e di që është i pakonkurueshëm”, shkruan ai.
Lini një Përgjigje