
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj në takimin me demokratët në Bulqizë ka deklaruar se partia ka kaluar periudha të vështira, por sipas tij, sot janë më të fortë dhe më të bashkuar për t’i bërë ballë regjimit të Ramës.
Ai theksoi se Partia Demokratike ka qenë në agresion dhe në sulm, pasi shihet si rrezik nga Edi Rama. Gjekmarkaj theksoi se pavarësisht goditjeve, janë të gatshëm t’i kthejnë pushtetin shqiptarëve.
“Pas një situate jo të zakontë, Partia Demokratike ka qenë në agresion, ka qenë në sulm. E shikonin me rrezik të madh sepse është partia e cila mund tua prishë skemën dhe që do ta rrëzojë Edi Ramën nga pushteti. Kemi kaluar një periudhë të vështirë, një ecje në shkretëtirë. Secili prej nesh ka mësuar shumë. Çdokush nga ne, pavarësisht nga plagët që ka marrë, nga goditjet që kemi dhënë jemi më të ndërgjegjshëm ose të duam më shumë Partinë Demokratike, e mbrojmë më mirë atë dhe jemi të gatshëm ta kthejmë atë pushtetit për ti kthyer Shqipërinë shqiptarëve", tha Gjekmarkaj.
Lini një Përgjigje